Amy Adams “ringjall” këngëtaren Janis Joplin.

Postuar në 23 Nëntor, 2014 06:51

Amy Adams është në bisedime për të interpretuar legjendën e “rock 'n' roll”, këngëtaren Janis Joplin.

Sipas ‘The Hollywood Reporter’, aktorja mund të jetë protagonistja e filmit biografik që si regjisor do të ketë Jean-Marc Vallee, regjisori i filmit ‘Dallas Buyers Club’.

Janis Joplin ka qenë një kantautore shumë e famshme në vitet ’60. Ajo ndërroi jetë në 4 tetor 1970 pas një mbidoze heroine.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.