Cilat janë bizneset që kanë kërkuar konsulencën e fëmijëve të tu? - pyet Balla Berishën (pyetje e mirë për këta në foto)

Partia Socialiste ka vijuar denoncimet ndaj pasurisë së pajustifikuar të familjes së kryeministrit Sali Berisha, duke zgjeruar më tej rrethin familjar. Deputeti Taulant Balla, pasi ritheksoi se Argita Berisha është mësuesja më e paguar në botë, deklaroi se ka edhe anëtarë të tjerë të familjes Berisha që janë miliarderë. “Sot, do u tregojmë shqiptarëve të ardhurat e të afërmve të tjerë të kryeministrit. Daja i fëmijëve të Saliut zotëron pasuri përrallore, ndërsa mbesa e Liri Berishës, Elvana Hana, ka vënë mënjanë pasuri disa miliardëshe”, u shpreh Balla, i cili kërkoi edhe një herë tjetër përgjigje për këto pasuri - raporton televizioni TCH.
“Cdo anëtar i familjes së Saliut është miliarder. Si ka mundësi që shqiptarët e thjeshtë janë në krizë, ndërsa familja Berisha ka vënë shuma marramendëse mënjanë? Saliu t’i japë përgjigje shqiptarëve se cilat janë bizneset që kanë kërkuar konsulencën e Argitës dhe ndërmjetësinë e Shkëlzenit.” - citohet Balla
"Saliu t’i japë përgjigje cilat janë bizneset...?" Hem. Pyetje e mirë, por nuk është për Berishën. Ndoshta është pyetje për këta në foto? a.th.
Në foto: Gazetare dhe investitore mediash ne nje pritje te organizuar nga Berisha dje ne Pallatin e Brigadave (LSA)
Comments
Nga dita në ditë,Po na

Nga dita në ditë,
Po na shtohen hallet,
Me njerzit e ndershëm,
Korrupsioni tallet!

“Pasuria” shtron,
Veç dreka e darka,
Ti rri numëron,
Dhe njëzetë qindarka!

Disa kohë më parë,
Këtu e kam shkruar,
Se jo çdo i pasur,
Është i korruptuar!

Po janë kusarët,
Mostrat e një klike,
Ata që përlanë,
Krejt pronën publike!

Rreth e rreth pushtetit,
Që të gjithë janë,
Për pasuri shitën,
Nënën dhe babanë!

Ata që akoma,
Numërojnë me gishta,
Miliona lekë,
U duken si bishta!

Nuk kanë të ngopur,
Ndaj u thonë vampirë,
Ndaj dhe nga pushteti,
S’ikin me dëshirë!

Gjer tek hundë e tyre,
Më tutje s’shikojnë,
Gjersa Shqipërinë,
Fare ta shkretojnë!

Asnjëherë s’të ngop,
Parja dhe pushteti,
Edhe thonë: “Pas nesh,
U bëftë kijameti!”

Borgjezi e Salës,
Tek ne s’ka traditë,
Se u bënë të tillë,
Vetëm për një ditë!

Aq sa do një pulë,
Për të bërë vezë,
Pasuritë vihen,
Nga brezi në brez!

Një borgjez i thekur,
Dhe Sala na doli?!
O do jesh borgjez,
O nga Viçidoli!

Kur në kucur druri,
Kokën ke mbështetur,
Kucuri në kokë,
Për jetë të ka mbetur!

Mu peshti dhe ky Shakoja

Mu peshti dhe ky Shakoja tani,bashke me futbollin.Ata te tjeret me ishin peshtire me pare.

Kapni icik ato dy fytyrat pas

Kapni icik ato dy fytyrat pas ketij karagjozit sportiv Shakohoxhes.. Koco Kokedhima dhe Aleksander Frangaj!! Cfare neverie o zot!!! Ec e lexo gazeta e degjo televizione po deshe!!!

Ore ti i trustit te

Ore ti i trustit te geshtenjave te tropojes, ne qoftese e ke pare ate filmin ku ishte nje batute : po me uren cpaten xhanem dhe une do te thosha, mire per Frangajn qe e shani dite e nate po me kocon cpate apo edhe ky ka dale nga udha e zotit me fale nga udha e partise? Mire Merua qe na ishte merzitur se nuk e kishin ftuar meqe e mban veten si opozitarin me te madh qe ka Shqiperia dhe qe nuk linte asnje pa share nga pjesemaresit ne kete takim{ perfshire edhe Kocon dhe Vangjelin} por edhe ti qenke merzitur me ata qe kane mare pjese?Ik o i geshtenjave te Tropojes dhe thyej ca arra se eshte edhe viti i ri tani dhe kushtojne me shume.

Add new comment