Ka disa kampionë në shoqërinë civile, por të tjerët janë shumë të politizuar - thotë Arvizu

Ambasadori SHBA-ve në Tiranë, Alexandër Arvizu, për më shumë se dy orë i dha përgjigjigje pyetjeve, drejtuar nga qytetarët shqiptarë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Një prej pyetjeve lidhej me efikasitetin e shoqërisë civile në Shqipëri dhe Arvizu tha:
“Individet, te cilet jane aktive ne shoqerine civile kane te drejten te kene pikepamjet e tyre politike, pavarsisht se sa te forta jane ato. Por, kur ata perfshihen si anetare te shoqerise civile, veprimet e tyre duhet të jenë jopolitike ose përndryshe besueshmëria e tyre mund të dëmtohet... Unë gjithashtu kam dëgjuar disa akuza se si disa organizata joqeveritare jane te korruptuara dhe me qellime perfitimi per veten e tyre. Çdo shoqatë joqeveritare e besueshme duhet të jetë transparente ne burim, perdorim dhe raportim te fondeve”.
Megjithatë, Arvizu dha vlerësim për disa organizata të shoqërisë - raporton TCH. “Ka disa kampionë të vërtetë në shoqerine civile, ashtu si ka edhe disa të cilët jane shume te politizuar, gje e cila pengon efektshmerine e tyre. Sfida qe shtrihet perpara nuk eshte per shoqerine civile ne vetvete, por nje angazhim qytetar i gjere dhe i thellë". Re.Pu.
Add new comment