Fatos Klosi, ridimensionon Mehmet Shehun: “është burrë shteti”.

Postuar në 12 Janar, 2013 06:24

Sipas Klosit, vetëvrasja e Mehmet Shehut, më 17 dhjetor të vitit 1981 është një vrasje, “sepse  termi “vrasje” që përdoret shpesh për të treguar fundin e tij nuk nënkupton domosdoshmërisht vrasjen fizike. Ajo është një ‘vrasje’ sepse rrethanat e krijuara çuan në fundin e tij.” Përsa i përket pyetjes “vrasje, apo vetëvrasje” (fizike), Klosi mënjanohet, sepse nuk di asgjë të sigurt për natën e fundit të tij. Por, “vetëvrasja, për mua, është më afër karakterit burrëror të atij njeriu”, vdekja e të cilit preu linjën normale të kalimit të pushtetit.

“Dosja e Mehmet Shehut është manipuluar aq rëndë, sa për mua nuk ka pasur asnjë vlerë reale”. Deklarata vjen nga ish-kreu i SHIK-ut për 5 vite (gusht ‘97- gusht ’02), Fatos Klosi, në gazetën e Panorama. Ai ka qenë dhe në krye të konferencës për 100-vjetorin e lindjes së Mehmet Shehut.

Sipas tij, akuzat për ‘poliagjenturë’ u bënë për të nxjerrë të palarë Enver Hoxhën, i cili u gjet i papregatitur nga këto ngjarje. “Shehu ishte viktimë e sistemit për të cilin edhe ai vetë punoi”.

Klosi beson se Nexhmija nuk disponon dokumente të koduara që ai ishte ‘poliagjent’, ndryshe do të kishin dalë nëpër gjyqe.

Ai ka qenë burrë shteti, për Klosin. “një lloj shteti që përbënte një sistem, në një pjesë të madhe të botës... sigurisht, sistemi për të cilin po flasim nuk ishte një demokraci”. “Sipas meje, vendi i tij është mes burrave të zotë të këtj vendi” konkludon Klosi.

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

..vendi i Mehmet Shehut është mes kriminelave me të zotë të këtj vendi......

Submitted by Astrit (not verified) on

Sa shume perdoret termi "burre shteti" ne Shqiperi...

Dhe kryesisht qe te jesh burre shteti tek ne duhet te shkelqesh ne artin e mbajtjes se pushtetit me dhune, te te nxirit te jetes se popullit, te vrasjeve te uleta, torturave fizike apo morale, shkurt te jesh virtuoz ne artin e te qenit horr i vertete.

Cuditerisht ne tere historine tone vetem Noli nuk ka qene "burre shteti" - qe e ben ate per nderin e vet nje personalitet unik per ne shqiptaret. Por qe ne te mesuarit me te qene skllav nuk ja dime fare per merite...

Submitted by antishqiptari (not verified) on

vleresim politik qe shpreh nje tendence gati homosexuale.
... nenen te thone baba.
... qeverisjen, te thone burre shteti.
Shoku Mehmet ka qene qen besnik, dhe qeni, qofte dhe besnik, kur i vjen ngordhja, vritet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.