Ministria e Bujqësisë nuk tregon se sa është niveli i Aflatoksinës në qumësht

Në një deklaratë të sotme për shtyp të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit thuhet se “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke menduar së pari për sigurinë e konsumatorit shqiptar, ka zhvilluar dje me urgjencë një takim me subjektet në fjalë [prodhuesit e qumështit Primalat, Dukati dhe Fast] po brenda ditës së djeshme, dt 25 shkurt, u ka kërkuar atyre që të tërheqin vullnetarisht të gjitha produktet e dyshuar për përmbajtje Alfatoksine nga tregu, deri në përfundimin e analizave mbi të gjitha partitë e mallit që janë gjendje në magazina apo në rrjetin shpërndarës”.
Por deklarata e Ministrisë nuk sqaron se sa ka qenë përmbajtja e Alfatoksinës në qumësht. Ka vetëm një fjali të tërthortë për këtë, por të pavërtetë: “Dua të sqaroj opinionin publik se në shtete të ndryshme normat e lejuara të Aflatoksinës janë të ndryshme. Dua të sjell shembullin e SHBA-ve, të cilat kanë një normë të lejuar 10 herë më të lartë se norma e BE-së dhe e Shqipërisë. Dhe rezultatet e analizave mbi të cilat është ngritur dyshimi ynë tregojnë një normë shumë më të ulët se sa ajo e lejuar në SHBA.”
Në fakt, në SHBA, niveli i lejuar total i Aflatoksinës në ushqime për njerzit është 20 ppb (pjesë për bilion) ndërsa në BE është 10 ppb. Pra jo 10 herë më i lartë – vetëm 2 herë…
Për më tepër informacion, klikoni në nyjen: http://californiaalmonds.fr/Handlers/Documents/Intnl-Aflatoxin-Limits.pdf
E.Zaloshnja
Add new comment