Berlusconi i rrethuar nga të gjitha anët

Sikur të mos ish mjaft fenomeni Grillo, që në një plan perspektiv rrezikon ta nxjerrë fare jashtë loje politikanin Silvio Berlusconin (tok me gardën e vjetër të politikës italiane), kavalieri vijon të përballet me yçklat që i dalin nga sistemi i drejtësisë. Pasi u dënua me një vit heqje lirie (procesi vijon dhe në shkallë të tjera, dhe Berlusconi mbetet i lirë deri në fund të procesit) për publikimin e një bisede të përgjuar mes një kundërshtari të tij politik (Piero Fassino) dhe drejtuesit të një banke, tani do t’i duhet të përballet në procesin mbi çështjen “bunga-bunga”. Pikërisht në këtë moment, ai është sëmurur nga një konxhuntivit (sëmundje sysh, që i ka dobësuar shikimin), dhe është shtruar në spital. Prokurorja Ilda Boccassini ka dashur të sigurohet që ai është njimend sëmurë, dhe për këtë kish planifikuar një vizitë verifikuese në spital, por më pas ka ndërruar mendje, dhe ka shtyrë seancën.
Në këtë proces, Berlusconi akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitura, dhe për prostitucion me vajza të tilla.
S’kanë të sosur hallet e Berlusconit.
Add new comment