Hileja e likuidimit të bizneseve me paratë e HEC-eve në kulmin e fushatës

Postuar në 08 Mars, 2013 11:52

Paratë e privatizimit të 4 HEC-eve, të kaluar mes debatesh në Kuvend, dekretuar dy ditë më parë nga Presidenti, Bujar Nishani, pritet të kalojnë në arkën e shtetit pas një muaji e gjysëm. Ashtu sic Ministri i Financave, Ridvan Bode ka premtuar pak kohë më parë, 110 milionë eurot që do të vijnë nga privatizimi i 4 HEC-eve do të shkonin për të likujduar biznesin, ku sipas përllogaritjeve të vetë sipërmarrjes fatura financiare që shteti i ka sipërmarrësve është 20 miliardë lekë.

Por shuma e privatizimit të HEC-ve nëse do të kalojë vërte për likujdimin e biznesit, do të mund të merren prej tyre në pikun e fushatës elektorale. Kjo pasi procedura është e tillë dhe do të jetë fundi i majit, kur sipërmarrësit mund të kenë “fatin” e tyre, të marrin paratë që kanë investuar në punët publike. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se dhe në këtë pikë do të ketë një përzgjedhje të bizneseve që do të likujdohen më parë, sipas një kriteri të përcaktuar, por që con në logjikën e thjeshtë, se bizneset që do të jenë më dorëlëshuarit në fushatë mund të marrin ndonjë “kothere” nga shteti.

Nga ana tjetër sipërmarrësit në momentin që qeveria po përdor metoda të tilla, kur deklaron se do të ketë heqje TVSH-sh për një makineritë dhe pajisjet, kur flet për rritje të dyshemesë së heqjes së taksimit mbi të ardhurat personale, po vuan mungesë të theksuar likujditeti. Raporti më problematik i tyre mbetet me qeverinë dhe bankat. Qeveria që nuk i likujdon për punët e kryera, bankat që po cojnë në konfiskim të pasurive të tyre për shkak të mos pagesës së kësteve. E.Shehu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.