Dëshmia e Kokëdhimës mbi pensionet që Greqia ka lidhur për banorët e jugut të Shqipërisë

Intervista e pardjeshme e Kokëdhimës dhënë Shekullit të vet (auto-intervistë, e quante dikush) tërhoqi vëmendjen për qasjen prej historiani e për planet e fshehta të të intervistuarit për t’u bërë deputet i PS-së (në fakt, nuk ka asnjë shenjë që e provon këtë hipotezë deri më tani), por në të jepej edhe një dëshmi interesante lidhur me pensionet që shteti grek ka dhënë për shumë kohë në jug të Shqipërisë me synimin – kështu është thënë gjithë kohën nëpër gazeta – për të greqizuar banorët e asaj zone. Ja se çfarë thotë Kokëdhima lidhur me dajot e vet:
“Nëna ime është nga Markajt e Kudhësit. Ky i fundit është një fshat shqiptar sa mbahet mend e tregohet historia. Pavarësisht nga ky fakt, të dy vëllezërit e saj dhe dajot e mi i nënshkruan letrat e pensionit grek. Më vjen një ditë dajo Miço, një patriot e enverist i zjarrtë dhe një burrë aq i dashur e i shtrenjtë për mua, i cili më thotë se dua një mendje: ‘A t’i nënshkruaj letrat e grekut për pension se vetëm unë kam mbetur pa i nënshkruar në Kudhës?!’ Më tha se do të nënshkruanin sikur ishin me kombësi greke, por nga kjo, me gjithë gruan do të përfitonin rreth 800 euro në muaj pension.”
Cila ka qenë përgjigja e Koços? Ja: “I thashë: ‘Ti nuk i bën punë Kudhësit si i vetmi banor me kombësi shqiptare. Nënshkruaji kartërat e grekut se ty të bëjnë punë ato 800 euro! Motra jote e mëma ime nuk do t’i nënshkruajë sa të jetë jeta ato kartëra, kështu që kombësia jote si shqiptar do të ruhet në pasaportën e saj si vajza e Vangjelit dhe Lefterisë që të kanë pjellë edhe ty.”
Re.Pu.
Comments
Nuk eshte ashtu sic thote

Nuk eshte ashtu sic thote Kokedhima !

Kombesine nuk t'a jep greku, por gjendja civile shqiptare ose gjykatat shqiptare.

Neqofte se femijet e pensionisteve kane leje punesimi e qendrimi ne Greqi dhe bashkejetojne me prinderit (pensionistet), u ofrohet kuota e sigurimeve OGA si ndihme, si te gjitheve qe nuk kane vjetersi pune me kontribute, sipas sistemit te tyre shoqeror !

Si ka mundesi qe vetem nje banor ne Kudhes qenka me kombesi shqiptare ?! Dhe ai eshte dajoja i Kocos ?!

Patriotizem valle ?! Apo vjen mosha e nisim e bejme historine si te duam ?!

Kombesine nuk t'a jep greku,

Kombesine nuk t'a jep greku, por gjendja civile shqiptare ose gjykatat shqiptare.

Ore, mbase është shprehur keq ai... Po ata që marrin/merrnin pensione ca janë, si quheshin, çfarë konsideroheshin nga shteti grek, e në përjgithësi?

p.s: Ta kanë "hedhur", e kanë firmosur postimin me Re.Pu... :)

@ Mister Green, nuk ma ka

@ Mister Green, nuk ma ka hedhur asnjeri dhe as ti, por vetem Kokedhima.

Pyetjes tende nuk i jap dot pergjigje se nuk jam ekspert, por po te shtoj: Gjysherit e mi (gjyshja dropullite dhe gjyshi tiranas) nuk marrin te dy pension, por vetem gjyshja se ka kombesine greke. Per te tjeret nuk e di se si e kane 'kollandrisur' nepr gjykata tona e gjendjet civile !

Komentues te tjere mund ta plotesojne dhe me mire, si juve qe mesa duket qenkeni 'ekspert' i fushes.

Mos u rrudhos para kohe per ndihmen qe u jep shteti grek minoritareve ashtu sic u japin dhe shtete te tjera ndihme pleqve pa kontribute shoqerore...

@ Mister Green, harrova fare:

@ Mister Green, harrova fare: Pyete Kokedhimen si ja ka bere fshati i tere 'zanatit' te kombesise greke, pa perfshire dajkon e tij...

Rumania protestoi ne Be vetem

Rumania protestoi ne Be vetem pse Hungaria nxori nje ligj qe ju jepte sigurimet shendetsore falas te gjithe minoriteteve hungareze, sepse argumentoi Rumania sistemi shendetsor hungarez eshte me i perparuar se ai rumun keshtu qe rumunet do te deklarohen hungarez vetem per te perftuar trajtim falas ne Hungari. Dhe BE e quajti te drejte ankesen rumune dhe e detyroi Hungarine ta abrogonte ligjin. Imagjinoni tani sa hapur nderhyn Greqia tek ne, ku jo vetem i favorizon ata qe deklarohen greke duke u dhene karten e homogjenit, qe nenkupton punesim dhe udhetim te lire ne Europe por u jep dhe leke te thata ne forme pensionesh. Kjo gje vetem mes Shqiperise dhe Greqise mund te ndodh, asnje shtet tjeter nuk do ta kish lejuar kete gje.

Perseri me kete Koqen ju? Ore

Perseri me kete Koqen ju? Ore leket cunave dhe gocave te Sportit Shqiptar dhe Shekullit kur do ja japesh?? Po puntoreve te firmes se falimentuar te ndertimit?!

Kur të vi Ed Rama në pushtet.

Kur të vi Ed Rama në pushtet. ;)

Apo i kanë prishur marrëdhëniet, prandaj edhe s'ka leka?

@ Mister Been, o me fal,

@ Mister Been, o me fal, Green, na dhe nje tjeter:

E di ate anekdoden e dy katundareve qe u kerkoi Zoti nga nje deshire ?!

Katundari i pare kerkoi nje lope, qe te ushqeje familjen me qumesht e mish nga vicat. Katundari i dyte kerkoi qe t'i ngordhte lopen bashkekatundarit !

Keshtu po sillet dhe zoteria juaj !

Ky perfaqeson rracen e
Ky perfaqeson rracen e kamaleonteve...dje enverist pastaj nanoist, pastaj shqiptar. Neser si te jete pazari. Ky eshte nga ata qe po erdhi ushtria greke nje dite ne jug fillon i flet greqisht dhe i thote Rroft Elada.
Me vjen shume zor ta them,

Me vjen shume zor ta them, por ky qenka ne esence populli i jone shqiptar: Dikur u shiten tek turku, dikur tek greku, dikur tek serbi. Shitet ai qe s'ka identitet.

Po ku kini pare juveo derrzi, qe nje gjerman o francez o nje polak o nje anglez e shet identitetin e vet ?

Prandaj nga debati trevjeçar Qose - Kadarè mbi identitetin e shqiptarve nuk u konkludua asgje. MJERISHT.

Kocua vazhdon profesionin e

Kocua vazhdon profesionin e tij si ish sekretar rinie. Pas nje "esseje historike" mbushur me intrepretime te shkolles socialiste, ne teresine e tyre voluntariste persa sa i perket historise, tani na jep nje "informacion te ri". Pensione i jane dhene gjithe te moshuarve te zones se Himares e cila ka nje histori the thelle lidhjeje me Greqine. Aplikimi i tyre pat filluar rreth vitit 2000. Por shume me heret gjithe banoret e kesaj zone, pleq e plaka, djem e vajza, gra e burra konfirmuan perkatesine e tyre etnike qe ne 1991-1992 kur askush nuk parashikonte se nje dite te mire do te jepeshin pensione per te moshuarit. Si rezultat fuqia ekonomike e tyre beri qe ne zonen e Himares te zbarkojne me qindra puntore sezonale dhe keta pleq me pension grek i paguanin puntoret nga librazhdi e zona te tjera me shume se sa bisnesmeni Koco Kokedhima u paguante punetoreve te tij me te cilet ngrinte godina (dita e punes ishte 15000-20000 leke per puntoret jo himarjote- kurse Kocua nuk jepte as 10000 leke pa le sigurim shendetesor dhe pension. Po te donte vertet shqiptaret qe u qan shpesh hallin per keqtrajtim ne emigracion, Kocua dhe plutokracia shqiptare do ti paguanin puntoret shqiptaret mire qe ata te mos kishin nevoje te shkonin ne emigracion. Por gjynaf qe i keshilloi dajot e tij te merrnin pension grek se dashur padashur nje fije dashamiresie ndaj Greqise do t'ju jete injektuar edhe atyre-sado te larte ta kene shkallen e mosmirenjohjes, me gjithe lavazhin qe u ben Kocua me gazeten e tij.

KOCO KOKEDHIMA ketu thjesht

KOCO KOKEDHIMA ketu thjesht nuk na tregon vetem se nuk ka identitet , por se ne brendi eshte nje njeri i lige dhe hileqar qe eshte kryekeput ne sherbim te grekut.

Add new comment