Mustafa Nano: Berishën në studio? Do t’i kërkoja të zbërthente njëherë këmishën. Mero Baze tregon ç'ndodh kur përballen dhe shton: Jemi në gjak

“Në tërësi kam qenë i hapur dhe mbetem gjithnjë i hapur ndaj tyre. Unë jam një dashnor i fjalës së lirë, për rrjedhojë dhe i mediave të shkruara dhe atyre elektronike, por natyrisht obligimet e mia…” etj – shkruante Sali Berisha në një letër të hapur drejtuar botuesit të MAPO, Henri Cili pak ditë më parë. “Tri intervista për dashnorin e medias” e titullon e përditshmja DITA kryeartikullin e sotëm, (me një kapuç palaçoje vendosur mbi germën "S" në kopertinë).
Adrian Thano ka intervistuar Mustafa Nanon, Mero Bazen e Ilva Taren dhe u ka drejtuar pyetje të njëjta rreth raporteve me Berishën. Cila do ishte pyetja e parë qe do t’i beje po ta intervistoje? – është një nga pyetjet drejtuar Mustafa Nanos dhe Nano thotë:
“S’do t’i bëja pyetje në fillim. Do t’i bëja një kërkesë. Do t’i kërkoja të zbërthente këmishën, në mënyrë që t’na bindte se nuk mban jelek antiplumb; ose t’na shpjegonte pse e mban. Pastaj do t’ia bëja pyetjen e parë: Si është puna që ke ardhur me 101 bodyguard-ë në studion time?...”
Kurse Mero Baze tregon që ndeshet me Berishën kryesisht në pritje diplomatësh dhe kur pyetet nga Thano çfarë ndodh në këto raste, përgjigjet: “Ai ndërron vend kur më shikon”. Një pyetjeje në fund të intervistës: Po te ishe qytetar i thjeshtë dhe të gjendeshe perballe Berishes a do t’ia jepje doren? Baze i përgjigjet: “E kam të vështirë të vihem në këtë rol dhe aq më tepër ta mendoj se çfarë mund të bëj. Di që po më doli përpara tani mund të jetë diçka e pakëndshme për të dy. Ka shkuar shumë larg në persekutimin polik që ka bërë ndaj meje, të afërmve të mi dhe gazetës. Thjesht nëse përdor temrat e vendlindjes së tij “jemi në gjak” (ne.su.)
Foto LSA:
Nano e Baze gjate nje proteste para Kryeministrise, gjate greves se urise se ish-te perndjekurve
Intervistat e plota:
http://gazetadita.al/berisha-leter-henri-cilit-ja-pse-nuk-sh...
Comments
O cfare gallate, ti Muci
<p>O cfare gallate, ti Muci thua se do ti kerkoje te zberthente kemishen per te pare se kishte antiplumb apo jo por kete pyetje mund tja besh edhe ne ndonje konference per shtyp te kryeministrit ne qoftese vertet je i interesuar ta dish ndersa sa per Meron do te thosha qe sa per doren ai jo duhet tja jape por biles duhet tja puthi sic ja ka puthur me pare kur ishte nje nga mbrojtesit me te flakte te tij dhe edhe per arsyen tjeter qe ka bere para edhe kur ishte me te edhe tani qe eshte kundra tij. Berisha per meron ka qene dhe mbetet burim te ardhurash dhe Merua duhet tja di per faleminderit.</p>
Add new comment