Shënim: Pse të mos votojnë edhe 3-vjeçarët?

Postuar në 12 Mars, 2013 17:05

Më rastisi sot të jem në të njëjtën dhomë me një 3-vjeçar gjatë gjysmë orës së emisionit kryesor të lajmeve të një televizioni kombëtar shqiptar. Gjatë asaj gjysmë ore, dolën në ekranë politikanë të ndryshëm, shumica shqiptarë e pak të huaj. 3-vjeçari i hidhte sytë herë pas here nga ekrani, por nuk reagonte ndaj atyre që shihte. Kur doli Kryeminstri i Shqipërisë, 3-vjeçari tha: “Gabim, Berisha! Mos bërtit!” E ëma e 3-vjeçarit u mundua ta justifikonte të birin, duke thënë se atij nuk i pëlqente kur dikush bërtiste.

Meqë Berisha ka propozuar uljen e moshës së votimit, pse të mos u japim edhe 3-vjeçarëve të drejtën që të shprehin pëlqimin apo mospëlqimin ndaj kandidatit për kryeministër të Shqipërisë?
E.Zaloshnja

 

FOTO LSA: Kryeministri Sali Berisha, gruaja e tij Liri Berisha dhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, gjate nje vizite me femije te kopshti 25 ne njesine bashkiake numer 4

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.