Papa i ri u ka rënë në sy të shumtëve për … thjeshtësinë

Analistët e komentatorët janë duke nënvizuar thjeshtësinë e Papa Françeskut, gjë që e kanë pikasur në emrin e zgjedhur (në homazh të Francesco d’Assisi-t, themeluesit të urdhërit të franceskanëve), në biografinë e tij të deritanishme (s’ka gjë se kanë zënë t’i vënë në diskutim momente të caktuara të jetës së vet), në faktin që më shumë e sheh veten si ipeshkvin e Romës se sa si mëkëmbësin e Jezu Krishtit në botë, dhe së fundmi tek mënyra se si u prezantua tek balkoni i bazilikës së Shën Pjetrit, pasi konklava mori vendimin e njohur. “Më gjetën në fund të botës, dhe më bënë Papë”, u tha ai besimtarëve të mbledhur në shesh. Ndërsa kardinalëve, në momentin që e kishin zgjedhur, u ish drejtuar me fjalët: “Zoti ju faltë për këtë që bëtë”.
Kuptohet, bëhet fjalë për një shije të parë që ka lënë jezuiti argjentinas.
Re.Pu.
Add new comment