Totozani për ngjarjet në Kavajë: Policia, dhunë në shkelje të ligjit, rasti Aliu, dhunë dhe neglizhencë mjekësh

Postuar në 18 Mars, 2013 07:14

Ekspertët e Avokatit të Popullit kanë përfunduar hetimet për ngjarjet e Kavajës dhe për vdekjen e një prej protestuesve disa ditë më pas dhe kanë konstatuar shkelje të ligjit nga policia dhe neglizhencë nga mjekët. Në një raport që sapo është dërguar në media nga Avokati i popullit thuhet ndër të tjera:

Për vdekjen e Ruzhdi Aliut: “...Ne perfundim te ketij hetimi Avokati i Popullit gjykon se perdorimi i forces nga ana e policise eshte bere ne kapercim te kompetencave qe u ka dhene ligji dhe me ardhjen e akteve te ekzaminimit mjekoligjor te te demtuarve do te pergatise dhe dergoje nje rekomandim organit te prokurorise Kavaje, per fillimin e hetimeve ndaj punonjesve te policise te forcave speciale. Nderkohe Avokati i Popullit vlereson se nga personeli mjekesor i Spitalit te qytetit Kavaje nuk eshte treguar kujdesi i duhur ndaj te ndjerit Ruzhdi Aliu, sepse ai megjithese ka shkuar tre here ne spital dhe ka paraqitur pretendime per dhimbje te forta si pasoje e dhunes se ushtruar ndaj tij, nuk eshte mbajtur nen vezhgim prej tyre...”

Për mënyrën si u shpërndarë protestuesit nga forcat speciale të dërguara nga Tirana:Nga pyetja dhe keqyrja e tyre rezultoi se ankuesit kishin shenja dhune ne pjese te ndryshme te trupit, ndersa disa prej tyre edhe ne koke. Perdorimi i forces per shperndarjen e tubimit te paligjshem eshte vertet e drejte ligjore e bazuar ne ligjin “Per tubimet” dhe ligjin “Per Policine e Shetit”, por Avokati i Popullit konstaton se nga punonjesit e policise perdorimi i forces eshte bere mbi minimumin e nevojshem te parashikuar nga ligji dhe jo ne menyre proporcionale me rezistencen e tyre, sepse goditja e qytetarve eshte bere ne vende te rrezikshme qe mund te sjellin pasoja fatale per jeten dhe shendetin e shtetasve, sikurse mund te permendim goditjet e disa shtetasve ne koke, duke u shkaktuar plage çarese....a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.