Thomas Friedman: Demokracinë askush nuk e ka ndërtuar brenda një nate

Thomas Friedman që shkruan kolumna për të përditshmen amerikane New York Times, artikullin e tij të fundit, që fokusohet tek Iraku u sotëm, e nis duke thënë se “Iraku përbëhet nga të gjitha sektet e mundshme që popullojnë botën arabe, dmth shitë, sunitë, kurdë, turkmenë, të krishterë, shekullarë e fetarë, të cilat janë mbajtur tok nga diktaturat”. Dhe aty për aty shtron pyetjen: Janë në gjendje këto sekte të ndërtojnë një kontratë sociale e të ndërtojnë një bashkëjetesë paqësore? Të njëjtën pyetje ai e bën për tërë rajonin: A është e mundur që popujt e Tunizisë, Egjyptit, Jemenit, Libisë, e së shpejti të Sirisë, të prodhojnë qeverisje përfaqësuese, të qëndrueshme, të fisme (decent, thotë ai në anglisht)? A është e mundur që shekullaristët e islamistët të jetojnë tok, e të ndajnë pushtet? Nëse po, ata kanë të ardhme. Nëse jo, atëherë kanë për të jetuar në një makth hobbes-ian, ku sundojnë diktatorë të shpifur, ku këta diktatorë rrëzohen për t’u zëvendësuar nga diktatorë të tjerë, ose nga sekte, banda, e tribu.
“Askush nuk e ka ndërtuar demokracinë brenda një nate; as Iraku nuk do të mundet ta bëjë këtë gjë”, thotë Krugman, duke tentuar të demonstrojë pak optimizëm.
Shkrimin e plotë (për ata që dinë anglisht) mund ta ndiqni në linkun http://www.nytimes.com/2013/03/20/opinion/friedman-democrats-dragons-or-drones.html?hp&_r=0
Re.Pu.
Comments
Domethënë sipas nobelistit

Domethënë sipas nobelistit Paul që ne e paskemi shumë largë diellin demokraci me qënse shumicën e kemi myslimanë

Re.Pu na paska shpikur nje

Re.Pu na paska shpikur nje fjale te re : "shekullarë" :p

shekullarë = jo

shekullarë = jo klerik

Fjalori i Gjuhës Shqipe

Tiranë 1980, faqe 1823.

Demokraci vjen si nje kerkese

Demokraci vjen si nje kerkese e brendshme e popillit. Dhe nuk vendoset me agresion nga jashte. Eshte nje proces i gjate qe ka te beje me kulturen, traditat, zhvillimin ekonomik etj. etj.Gjate ketyre 10 vjeteve te pushtimit te Irakut jane vrare 120 mije irakiane te pafajshem. Kaq nuk do ishin vrare edhe sikur Iraku te sundohej edhe 1000 vjet nga Sadami.

Cfare jane keta "shpifesira "

Cfare jane keta "shpifesira " ! Termi "demokraci" nuk ka asnje kuptim shkecor , eshte thjesht nje term demagogjik dhe mashtrues ! As nuk ka dhe asnuk ka per te pasur asnjehere pushtet te te gjitheve ! Ashtu si ne cdo gje ne natyre edhe ne shoqerine njerezore veprojne forca te ndryshme qe arrijne ne ekuiliber sa here qe fuqia e tyre baraspeshohet ! Por edhe vete ekuilibri eshte i perkoheshem ! Ne shoqeri sundon ajo force qe eshte me e fuqishmja dhe me imponuesja ! Emrat e pervecem te "perfaqesuesve" te forces , apo emrat "kolektive" te perfaqesuesve te asaj force qe sundon (rast te cilin keta mashtrues e cilesojne si "demokraci", por qe sic e shikoni pushtetin e ka vetem nje pakice gjithmone dhe me e vogel qe zoteron edhe parane dhe arrin te imponohet sa kohe eshte e "forte") jane thjesht diktatura !

Shoqerite jane demokraci , vetem atehere kur pjesa dermuese e Produktit te Pergjithshem Kombetar shkon ne favor te secilit anetar te shoqerise ! Koha e ka provuar se vetem "pushteti ekonomik" te jep pushtet politik !

Na can tr.. keta mashtruesit duke na e paraqit pushtetin e euros dhe dollarit si pushtet te popullit "demokraci" . Shikoni "demokracine" shqiptare ..... ! Ne na vjen keq , por nuk ka "demokraci" me te pastert dhe me te sinqerte , me te re por dhe me te plakur njekohesisht ! Eshte ne menyre kristalore e paster , thuajse nje veper arti e natyres ! Nje koker diamanti thellesisht transparente , pa asnje njolle !

Add new comment