Opsionet e koalicioneve parazgjedhore vazhdojnë të mbeten të hapura

Postuar në 21 Mars, 2013 05:17

Në një mbledhje të sotme me kryetarët e degëve të FRD-së Bamir Topi tha: “E kemi vendosur për mosbërjen aleancë me dy partitë e vjetra [PD e PS]; për çdo aleance tjetër do kemi komunikim të brendshëm dhe kolegjialitet te plotë, jo vendim të vetëm një individi.”

Në një takim dje në Çorovodë, Ilir Meta përsëriti lajtmotivin e zakonshëm në lidhje me koalicionet parazgjedhore “Do ta vëndosë Konventa”.

Ndërsa gazeta Shqip njofton sot se, pas takimit të 31 portive opozitare, mbajtur dje në selinë e PS-së, burime nga takimi kanë thënë se Rama theksoi faktin se koalicioni i PS-së pritet të përfaqësohet edhe me parti të tjera, por pa përmendur se cilat do të jenë forcat politike që do t’i bashkëngjiten këtij koalicioni.

Re.Pu.

Comments

Submitted by landi (not verified) on

<p>mendoj se koalicioni me i frytshem per vendin tone do te ishte AK+FRD</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Mr. Green (not verified) on

<p>Po natyrisht Landi, ajo është edhe pse AKZja disi më radikale, ndërsa FRDja më e qetë dhe e arsyeshme. Nëse këto dy forca bëjnë bashkë forcat, dhe nëse votat e tyre nuk vidhen si u vodhën ato të LSI herën e fundit, atëherë këto po që mund të kapin një përqindje të mirë, duke iu afruar atyre të partive të mëdha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.