Do shkoni në "mitingun festiv të 22 marsit"?

Postuar në 21 Mars, 2013 14:02

Kryetari i degës së Partisë Socialiste në Tiranë Saimir Tahiri shkruan në FB  se ka marrë mesazhe nga qytetarë, mësues, mjekë, infermierë, studentë, nxënës, specialistë të administratës, në qendër dhe pushtetin vendor, ku e njoftojnë se janë të detyruar të marrin pjesë nesër në "koncertin festiv për 22 marsin".

Shkruan Tahiri ndër të tjera: “Pas 23 qershorit, askush nuk do jetë i detyruar të bëhet mitingash me zor. Dhe ne u cmendtë ndonjë administrator publik në ethe partizane, do shkarkohet me ceremoni shembullore, që të mësojë ai dhe kushdo tjetër... Njerëz të skllavëruar nga rroga e shtetit, nga varfëria, nga tmerri për të kapërcyer muajin pa shumë borxhe, nga skamja, nga urdhri i shefit që të lë pa punë po nuk more pjesë në mitingun e partisë. Të gjithë më thonë të njëjtën gjë: Po detyrohen të marrin pjesë në mitingun e Saliut. Iu them të gjithëve: 22 vjet kështu është abuzuar me ju. 22 vjet kështu është tradhtuar besimi i qytetarëve se politika mund të ndërtojë mirëqenie dhe paqe, pavarësisht votës. 22 vjet kështu është vrarë shpresa. Por kjo praktike do mbarojë. Besomëni do mbarojë. Pas 23 qershorit, askush nuk do jetë i detyruar të bëhet mitingash me zor”. Re.Pu.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Detyrimi nuk i shfajeson ata qe marrin pjese, duke filluar nga mitingu i korrikut 1990 kunder atyre qe u futen ne ambasada dhe duke vazhduar me ata qe do te marrin pjese ne mitingun e neserm. Problemi i vertete eshte qe shumica&nbsp;e tyre jane pa dinjitet, jane gati&nbsp;te shkojne jo vetem neper koncerte dhe mitingje por kudo qe t&#39;iu thone.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Saimiri nuk genjen kur thote qe pas 23 qershorit askush nuk do t&#39;i detyroje te dalin ne miting. E provuan ne 2011 kur ua vodhi Lulu, Ristani e Sala bashkine (dhe me dyshim ngelet qe Edi e shiti) dhe nuk i erdhi askush. Sala si ne pozite si ne pozite arrin te nxjerre njerez ne rruge (kuptohet qe ne pozite nxirren me shume). Me natyren e tij, me kari-zmen e tij, me premtimet e tij. Kurse Edi arrin me sukses te beje intervista ne Twitter, ku njeri e ben pyetjen sot e Edi pergjigjet mot (ne fakt pergjigjet pas disa oresh ose te nesermen, eshte versioni live i PS-se).</p>

Submitted by mustafa (not verified) on

<p>censuruar</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.