Aflatoksina "misterioze" e Shqipërisë - shkruan REL

Postuar në 22 Mars, 2013 07:57

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit nuk e deklaroi asnjëherë nivelin e aflatoksinës të konstatuar në disa produkte të qumështit të tregtuara në Shqipëri, apo edhe të destinuara për eksport. Analizat u kryen jashtë vendit, në një laborator të specializuar dhe vërtetuan se niveli i aflatoksinës ishte dy apo tre herë më i lartë sesa norma që ka vendosur Bashkimi Evropian. Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë thanë se megjithatë produktet janë të sigurta dhe se kjo normë në të gjitha rastet është deri në 8 herë më e ulët se ajo që zbatohet në SHBA për të njëjtën sasi qumështi.
Drejtori i AKU-së, Artan Gjergji, pohon per radion Europa e Lire se ndjeshmëria e lartë mbi çështjen e bën autoritetin të mbajë të censuruar informacionin mbi nivelin e aflakoksinës. "Nuk dua të hyj në detaje që kanë lidhje me çështjen e qumështit, është shumë sensitive", shprehet Gjergji.

Shkruan REL: Por, niveli i aflatoksinës në qumësht nuk është i vetmi problem. Opozita në disa dalje publike deklaroi se qeveria duhet të japë garanci edhe për nënproduktet e qumështit, nëse ato janë apo jo të rrezikshme për shëndetin. Pas problemit të evidentuar me disa produkte të qumështit, Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit u akuzua dhe për mungesë të kapaciteteve të vlerësimit të riskut. a.n.

Comments

Submitted by Ndoc Rroku (not verified) on

<p>K y Drejtori i AKU-së,&nbsp;<strong>Artan Gjergji,&nbsp;</strong>e di shumë mirë se cili eshte rezultati i analizave te kampionit te deklaruar nga agjensia perkatese kosovare, por nuk e publikuan kurre rezultati i analizave te bëra &nbsp;ne nje laborator prestigjoz ne Itali. Madie, me informacionin qe kam, ky zoteria ka vajtur ne Prishtine me nje çante me euro, per te kerkuar qe te mos publikohej rezultati. Dhe kompromisi ishte qe; &nbsp;te publikohej fakti qe qumshti eshte jasht parametrave, por fleta e analizave te mbetet &quot;top sekret&quot;, (natyrisht sepse eshte skandaloze)!!!</p><p>Ky vend ka marre fund me te gjitha!!</p><p>Kaq per sot.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.