PORTRET: Boris Berezovsky, miliarderi rus, armik i Putin, i gjendur i vdekur mbrëmë në Londër në rrethana misterioze

Policia britanike thotë se po heton vdekjen e biznesmenit rus dhe kritikut të Kremlinit, 67-vjeçarit Boris Berezovsky, njofton VOA. I gjetur i vdekur dje rreth 40 kilometra në perëndim të Londrës, policia po e trajton për momentin si “të pashpjegueshme”. Berezovsky ka azil politik në Britaninë e Madhe që nga viti 2000 pas acarimit të marrëdhënieve të tij me Presidentin Vladimir Putin, dhe sekuestrimit të pasurive të tij në Rudi, ndër të cilat edhe të kanalit më të madh rus, Channel One.
Ish matematikan dhe zyrtar i qeverisë, Boris Berezovsky, u pasurua në Rusinë pas sovjetike të viteve 90-të dhe në vitin 1997, revista Forbes e llogariste pasurinë e Berezovsky-it në rreth 3 miliardë dollarë. Berezovsky ishte në kulmin e pushtetit të tij gjatë presidencës së Boris Yeltsin-it dhe fillimisht Berezovsky ishte mbështetës i Presidentit Vladimir Putin, Ata hynë shpejt në konflikt pas zgjedhjes së Putin në vitin 2000, dhe u bë më pas kritik i ashpër i Kremlinit, ndërsa shoqërohej në Londër me të mërguar të tjerë rusë, kritikë të Kremlinit, pëfshirë udhëheqësin çeçen, Akhmed Zakayev, dhe ish agjentin rus Alexander Litvinenko.
Berezovsky bëri dhe fushatë publike kundër Putinit, të cilin e akuzoi për shtypjen e lirisë në Rusi, por dërrmën ia dha humbja në gjyq kundër pronarit të Klubit të futbollit Chelsea, rusit Roman Abramovich, lidhur me pasuritë në një kompani nafte në Rusi. VOA njofton se kostoja e lartë e çështjes e deryroi Berezovsky-in të shiste pasuritë e tij, duke pëfshirë edhe një pikturë tepër të vlefshme të piktorit Andy Warhol.
k.c.
Comments
Likuidim hesapesh ne mes

Likuidim hesapesh ne mes mafjozash. Ne pankarten qe mban ne dore vete Berezovsky shkruhet ne rusisht "Putin - Pleh" .

Kur ky zotni Berezovsky paska kritikue Kremilin/Putin se po shtype lirite e popullit rus, çka bani ky per ti dhane lirine popullit rus, apo e perdori termin liri per ti krijue aleat kundra kundershtarit Putin?

Ne fakt Rusia eshte ne

Ne fakt Rusia eshte ne periudhe dekomunistizimi te plote dhe spastrimi radikal te ish-zyrtareve qe kane grabitur pasurine kombetare dhe kjo po shkakton reagime te ashpra ne Perendim, me arsyen se ruset po perdorin mjete anti-demokratike.

Add new comment