40 vjet nga albumi kult Dark Side of the Moon – fuqia e anës së errët...

The Dark Side of the Moon u publikua në Britani të Madhe më 24 mars 1973. Albumi qendroi për 30 vjet në renditjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe për 15 vjet në Billboard 200 në SHBA. Ana e Errët e Hënës është komercialisht albumi më i suksesshëm i Pink Floyd, i shitur me mbi 23 milionë kopje në mbarë botën. Ai ka qenë i 6-i si albumi më i shitur (jo-përmbledhje) ndonjëherë në Britani të Madhe, deri vjet.
40 vjet më pas, albumi mbetet shumë aktual. Përveç problemeve ekonomike, atë kohë ndodhnin plot gjëra të tjera. Ulja e fundit në Hënë, Apollo 17, ndodhi në fund të vitit 1972. Teknologjia kishte nisur të ndryshonte botën. Astronautët e Apollos kishin parë anën e errët të Hënës, por ata nuk kishin ulur mbi të. Nuk është thjesht një anë e Hënës që është gjithmonë e errët: por kjo anë nuk e sheh kurrë Tokën. Kjo është një metaforë e madhe për të panjohurën, apo pak të njohurën, apo për atë që mezi kuptohet. Ne jemi akoma aty.
Në këtë album, kënga Money – Paratë është ende shumë aktuale. Pink Floyd i trajtojnë paratë si me qenë qenë një krim - "Money/So they say/Is the root of all evil today." - kjo duket kaq aktuale tani. Pink Floyd janë një grup që flisnin për korrupsionin moral dhe për një botë të egër që nxitet nga fitimi. Siç shkruan John Rentoul, ne tashmë, e dimë akoma më mirë këtë.
k.c.
Add new comment