"Maqedonia ekziston falë remitancave shqiptare" (që shkojnë shumica për shtëpi, vetura luksi e dasma hollivudiane)

Bilal Kasami është doktor i shkencave ekonomike dhe ligjërues në International Balkan University në Maqedoni. Në një intervistë për të përditshmen Zhurnal që botohet në gjuhën shqipe në Maqedoni ai flet për remitancat në Maqedoni, Shqipëri, e vende të tjera të Ballkanit dhe ndër të tjera thotë:
“Për rëndësinë e remitancave për vendet balkanike flasin shifrat : në vitin 2010 prurjet nga remitancat në 7 vendet e Ballkanit kalojnë shifrën marramendëse prej 14 miliardë dollarë amerikan. Dhe nëse këtë fluks të remitancave e analizojmë në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë së këtyre vendeve, na del shifra prej 489 dollarë amerikan për kokë banori …”
Kasami mendon se “diaspora shqiptare është elementi i vetëm falë të cilit Maqedonia ekziston sot si shtet”. “Kjo nuk është fare e ekzagjeruar po të meren parasysh faktet në rafshim makroekonomik. Nëse e shikojmë bilancin pagesor të Maqedonisë këto dhjetë vitet e fundit, do të shohim se në vazhdimësi dërgesat e mërgimtarëve apo remitancat paraqesin mbi 1/3 e të ardhurave nga eksporti. Dhe këto në numra paraqesin jo më pak se një miliard dollarë amerikan në nivel vjetor…” – thotë ai
Pra, pjesa dërrmuese e dërgesave të mërgimtarëve për në Maqedoni prejardhjen e kanë nga mërgata shqiptare. Po cfarë ndodh me shumicën e këtyre parave që vijnë nga jashtë? “Në mënyrë dominante këto mjete shkojnë për konsum të gjerë (shtëpi, vetura luksoze dhe dasma holivudiane) si dhe për plotësimin e nevojave minimale të anëtarëve të familjes që jetojnë në Maqedoni – thotë autori. a.n.
Comments
po mire nje harte me toponime
<p>po mire nje harte me toponime shqip nuk mund ta gjeje ti mustafe?</p>
Kim Mehmeti paska të drejtë
<p>Kim Mehmeti paska të drejtë d.m.th.? </p>
Add new comment