Spahiu: Grekët konspiracion për të na marrë detin. Diplomacia jonë fle!

Kreshnik Spahiu ka deklaruar sot në Durrës që deti po u lihet grekërve, por këtë rradhë përmes pasivitetit (të qëllimtë?) të qeverisë e diplomacisë shqiptare. Tha Spahiu:
“Diplomacia greke, në mënyrë konspirative po punon në nivelin e Kombeve të Bashkuara për të bërë fakt të kryer delimitimin e kufirit detar me Republikën e Shqipërisë. Përballë këtij aksioni diplomatik antishqiptar diplomacia e Tiranës vijon të jetë tërësisht pasive dhe e paaftë për të vepruar në mbrojtje të interesave tona kombëtare. Mbasi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë hodhi poshtë si antikombëtare Marrëveshjen Qeveritare Anti-kombëtare Berisha-Samaras për delimitimin e kufirit detar midis dy vendeve në Ngushticën e Korfuzit, aksioni diplomatik grek vijon në konspiracion të plotë të tentojë të transferojë çështjen në Kombet e Bashkuara. Nga burimet e Aleancës Kuq e zi,diplomacia shumëpalëshe shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për paraqitjen dhe mbrojtjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në OKB”
k.c.
Comments
Jo po do rijne te shikojne me

Jo po do rijne te shikojne me dylbi ngushticen si puna jote !!! Lojerat jane per kalamajte, veprat per te rriturit. Ti me Kim Jongun vazhdoni te shikoni me dylbi horizontin.

Asgje nuk po bejne ne

Asgje nuk po bejne ne 'konspiracion' greket, se ndryshe nuk do e merrte vesh Spahiu, por qeveria jone s'paska kellqe...

Ooouuu , po pse cfare i paska

Ooouuu , po pse cfare i paska ndodhur ceverise shqiptare ? Ne kohen e Xhaxhit , ceveria greke jo vetem nuk njihte ligjin e luftes , por ministri i jashtem grek Carolos Papulias deklaroi se ishte arvanitas , pra shqiptar , madje ai beri edhe nje vizite tek vellami i tij cam Fuat Boci , duke njohur keshtu te dy keto ceshtje ! Cfare i paska ndodhur Shqiperise qe nga koha e Xhaxhit , qe jo vetem keto ceshtje nuk pranohen per diskutim , por nuk mbaka dot as territorin e saj ?

Ne sikur jemi "zhvilluar" , "forcuar" dhe jemi bere me te "pasur" qe nga koha e Xhaxhit qe "na la 100 vjet mbrapa" !!!?

Add new comment