“Zemërata online”

Postuar në 03 Prill, 2013 03:58

Vladimir Karaj i MAPO-s ka bërë një vëzhgim të reagimeve online pas lajmeve për një marrëveshje mes PS-së e LSI-së. “Zemërata online” të zhgënjyerit përballë pragmatistëve – e titullon ai vëzhgimin dhe ndër të tjera shkruan në MAPO-n e sotme:

“Të gjithë duken të zhgënjyer. Të paktën militantët apo aktivistë në faqet online të partive shqiptare, që kanë shpërthyer në një gjuhë mllefi pa orientim. Lëvizjet e fundit, që paralajmërojnë një koalicion mes PS opozitare dhe LSI deri tani e ndoshta deri vonë në qeverisje, i kanë gjetur të papërgatitur. Socialistët, të angazhuar deri dje në luftë pa asnjë kompromis kundër LSI si pjesë e qeverisë, janë të inatosur sa mjaft prej tyre shpallin abstenim. “Do na lini pa votuar”, i shkruante një aktiviste deputetit Erjon Braçe në Facebook. Ata të LSI nga ana tjetër janë mosbesues. Është hera e dytë që mund të ndryshojnë “armik” (kundërshtarë) dhe u duket e vështirë ta përtypin. “Besoj se LSI nuk do të bjerë në këtë grackë”, shkruante një prej tyre në faqen zyrtare të partisë në rrjetin social, duke paralajmëruar se krerët e Internacionales Socialiste dhe Eurosocialistët janë miq të Ramës. Nga PD reagimet janë më të kontrolluara…” a.n.

Më shumë:

http://www.mapo.al/2013/04/02/zemerata-online-te-zhgenjyerit...

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Mos u çuditni bre njerez! Kjo eshte levizja e radhes e Sales. Prisni se ç'do te degjoni me pas. Siç thoshte Namik Hoti i ndjere: "maloku nuk zbret nga kali, po nuk e vrave"

Submitted by eni (not verified) on

META dhe RAMA  kane bere nje marreveshje te imponuar. Meta eshte thirrur dhe i eshte dhene urdher te prishe koalicionin. Keto jane te reja qe do te dalin me kohe.  Mos u nxitoni ne komente sepse ne ka nje njeri qe eshte sot ne pozicion te veshtire dhe me kosto per  nje hap te tille - ky eshte Rama. Eshte marre vendimi nga tjetekush per te mbyllur epoken e Berishes. Po shkonim ne diktature institucionale me cfare pa dhe kuptoi me ne fund  bota.  Mekanizma te tjere jane ne loje- pertej Rames dhe Metes. Me kohe do te pastrohet ky vend edhe nga fendurina si Meta - i cili , gjithsesi , i permbahet here here   rregullave te lojes kur e do  puna. Berisha u be i pakontrollueshem ...

Submitted by Kafshist iRikthyer (not verified) on

Po mor po, komploti nga pas.

Herë tjetër shkruaje me kaps lokun shtypur si psikopati që ulëret.

Ky është justifikimi që nxori kryetari. Si e hani sapunin për djath. Sa të kemi ju, do kemi Berishë e Ramë.  Jetë të gjatë.

Submitted by Dritan (not verified) on

Gjerat jane stisur. Berisha humb zgjedhjet, dhe pastaj rehabilitohet, ndryshe vendin e priste nje 97 me e eger. Maloku nuk rrezohet nga kali, apo jo??? Kjo nuk eshte aspak levizje e Sales, por levizja me e bukur e Edit. Ketu do jemi, dhe keni per ta kuptuar. Gjithcka behet me e qarte pas 23 qershorit, e pastaj do vini ketu e do ta ngrini ne qiell Ramen.

Submitted by Kafshist iRikthyer (not verified) on

Rama, pas 23 qershori do hajë ngjalë tjetër, nga ne të zhgynjyerit.

Po para 23 ka për të ngrënë edhe një ngjalë tjetër, mendoj, nga Sala që deklaron daljen në pension.

Sa ngjala iu bënë Ramës e deleve militante?

Submitted by ervin (not verified) on

C' kuptim ka ikja e Berishes si person kur mbetet Berisha si koncept dhe institucion (Rama-Meta)? A e llogariti Rama se sa do e percante elektoratin e tij kjo levizje ne dukje "e zgjuar" por ne thelb burracake dhe politikisht diletante? Dhe se fundmi sa kompakt do te qendroje elektorati i LSI-se, nje parti e konvertuar nga majtiste ne pragmatiste dhe parti punesimi. Kush disponon sot 1 vend pune ne administrate fale LSI-se pse duhet ta kete kaq te veshtire qe te votoje per pushtetin aktual thjesht per ta ruajtur ate vend pune duke i kthyer krahet partise qe e punesoi? Pse, pse, pse ky eshte basti me i veshtire per tu parashikuar por e sigurte eshte se dikush do te vazhdoje te cirret per zgjedhje te vjedhura pas 23 Qershorit vecse kete here nuk do ta ndihmoje askush ate qe do te therrase : -Ujkuuuuu!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.