Avokati i Popullit, Tufa e ish të përndjekurit, po përndiqen në mënyrë antiligjore

Postuar në 07 Prill, 2013 05:19

 

Duket se Fati i ish-të përndjekurve është të përndiqen tërë jetën. Dje Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ka dërguar një letër kreut të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Tiranës ku u kërkon të pushojnë së ndjekuri dhe arrestuari në mënyrë të përsëritur e antiligjore disa ish të përndjekur politikë, përkatësisht, Skënder Tufën, Fatmir Lloçin, Petrit Lipon dhe Besim Valterin. Krerët e policisë e kishin mohuar faktin para disa ditësh, por në letrën e djeshme, Av. Popullit u vërteton se shkeljet janë bërë:

“...Nga stafi ynë u konstatua se ankuesi mbahej në vëzhgim nga dy punonjës policie civilë, njëri prej të cilëve u afrua deri rreth 10-15m pranë zyrës tonë ku ankuesi hyri, ndërsa tjetri qëndronte në distancë më të largët. Gjithashtu, punonjësit tanë konstatuan se vëzhguesit vazhduan ta shoqëronin në distancë ankuesin edhe pasi ai u largua nga zyrat tona. Ka edhe mjaft raste të tjera që janë faktuar prej nesh. Ne vlerësojmë se, mbajtja në vëzhgim të hapur dhe në mënyrë të vazhdueshme e këtyre shtetasve është e kundërligjshme.

Gjithashtu, ekspertët tanë kanë arritur në konkluzionin se, shoqërimi në polici dhe në mënyrë të përsëritur i shtetasve Skënder Tufa dhe disa shtetasve të tjerë ish të dënuar politikë të regjimit komunist, është i kundërligjshëm...”

k.c.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Po normal se policia militantiste e Saliut e ka mendjen te <strong>ndjeke ish-te perndjekurit</strong>, nderkohe qe pedofilet lihen rrugeve te Tiranes e gjithe Shqiperise.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.