Basketbollisti Jason Collins bën ‘coming out’. Janë të shumtë ata që e kanë vlerësuar për kurajon

Postuar në 30 Prill, 2013 07:35

Basketbollisti i NBA-së, Jason Collins që luan me skuadrën ‘Washington Wizards’ ka bërë një gjë që nuk para ndodh shpesh në botën e sportit: ka bërë coming out  (kështu quhet në anglisht gjesti që bën dikush kur pranon hapur se është gay). Dhe jehona ka qenë ajo që pritej. Pasi kanë kaluar shushatjen e fillimit, pothuaj të gjithë e kanë përshëndetur Collins-in për guximin që ka patur për ta pranuar këtë gjë faqe botës (bota e sportit është nga më konservatoret në këtë drejtim).

Ylli i NBA-së, Kobe Bryant ka nxituar të lërë një shënim në twitter: “Nuk ka asnjë arsye të mbysësh atë që ti je brenda vetes për shkak të injorancës së të tjerëve”. Vëllai i tij i është ndodhur pranë menjëherë: “Im vëlla ka hequr nga supet një peshë të madhe. Kurrë nuk kam qenë krenar për të aq sa jam sot, që pati kurajon ta heqë këtë peshë”.

Kanë ndërhyrë dhe Bill Clinton, Michelle Obama e njerëz të tjerë të politikës për ta thënë të tyren, e për ta përgëzuar për kurajon që ka demonstruar.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.