Ankthi për listat e kandidatëve ka pushtuar selitë e partive kryesore

Postuar në 05 Maj, 2013 05:36

Ka tension, më saktë ankth, në të dy selitë e partive kryesore, PS e PD, ku po pritet ora zyrtare e mbylljes së listave të kandidatëve për deputetë. Deputetë dhe aspirantët për deputetë do të mbeten në ankth deri nesër, dhe jo vetëm në pritje për të marrë vesh nëse do jenë, apo jo, në lista, por edhe për të marrë vesh (nga momenti që e kanë siguruar praninë në listat e qarqeve) se të satët do të jenë në radhë, a do të jenë në vende të sigurta, cilët emra do të jenë para tyre, cilët do jenë ata që do t’u prijnë listave, etj. Berisha duket se e ka më të lehtë, pasi rebelimet ndaj tij në atë lagje janë një gjë e rrallë. Ai e ka pasur fare të kollajtë të përfshijë në lista deri dhe tre socialistë, dhe i vetmi që s’e ka gëlltitur këtë gjë është Besnik Jakaj, për të cilin flitej në gazetat e sotme). Ndërsa Rama duket se është nën trysni të madhe. Të pakënaqurit, me ndonjë përjashtim, nuk kanë vonuar t’i dalin kundër tanimë: Dritan Prifti, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli, Asllan Dogjani, Agron Duka, e deri te Preç Zogaj, që nuk duket se do të jetë kandidat këtë herë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.