Alush Shima: Në komunizëm mbanim maskë; por kish dhe njerëz na hapnin dritaret

Piktori Alush Shima ka japur një ekspozitë të vetën në Galerinë Kombëtare të Arteve, dhe në të është prezantuar me piktura të bëra në periudhën 1968-1973, një pjesë e të cilave kanë pasur nevojë të restaurohen, ngaqë koha, në të cilën ato kanë qenë “të mbyllura nëpër bodrume”, kish lënë gjurmët e veta. Një pjesë e pikturave janë të moteve, kur Shima ishte student e kur ai po kërkonte një identitet të vetin artistik në rrethanat, kur e vetmja metodë krijimi e lejueshme ishte soc-realizmi, dhe kur të gjithë artistët kishin një maskë.
Në një intervistë dhënë Shqipit, Shima flet mes të tjerash për një person që ka luajtur një rol në jetën e tij si njeri e si artist. Mihal Hanxhari, quhet. Ish i diplomuar në Budapest, dhe më pas ish drejtor I bibliotekës së universiteut të Tiranës, dhe sipas Shimës, “unë dhe miqtë e mij kemi mësuar shumë prej tij, pasi ai ishte me nivel të lartë kulturor, sidomos në lëmin e arteve. Ai kish një numër librash të veçantë, mes të cilëve dhe libra arti, të cilët i ruante në një fond të veçantë, dhe këto libra ai jo vetëm na i jepte që t’i shihnim, por edhe na i komentonte. Ky ishte njeriu që mua më hapi një dritare, nga e cila mund ta shihja pikturën dhe artin në një optikë tjetër, thotë Shima.
Re.Pu.
Comments
Po sot çbëhet
<p>Po sot çbëhet</p>
Add new comment