Blogu më i mirë në botë

Kina, India dhe Egjipti konsultohen së bashku, Rusia futet në koalicion me Turqinë dhe Gjermania kalon në momentin e fundit në anë të Ukrainës. Nuk bëhet fjalë për një seancë të rrëmujshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, por për diskutimet e jurisë ndërkombëtare për ndarjen e çmimit të Deutsche Welles Blog Awards (BOB) në Berlin. 15 ekspertë të internetit, në mesin e tyre aktivistë, blogerë dhe shkencëtarë përcaktojnë fituesit në gjashtë kategori. Pas shumë diskutimeve tani dihen edhe fituesit - të përzgjedhur nga mbi 4200 aplikime nga e gjithë bota.
Autori kinez dhe kolumnisti Li Chengpeng fiton çmimin për blogun më të mirë (http://blog.sina.com.cn/lichengpeng). Në Kinë ai është kthyer në emblemë të lëvizjes anti-censurë. Në turin e prezantimit të librit të tij të ri, "E gjithë bota e di" autoritetet i ndaluan atij të japë deklarata. Në orët letrare "të heshtura" Li Chenpeng u paraqit me maskë për frymëmarrje dhe një bluzë me mbishkrimin: "Unë ju dua të gjithëve". Bluza dhe maska e tij janë bërë simbole të rezistencës në Kinë - ato janë imituar me miliona herë. D.W.
Për fituesit e çmimeve tjera mund të lexoni më shumë nëse klikoni në linkun: http://thebobs.com/deutsch/
Add new comment