Alfred Peza bën dekalogun e humbjes; por për ta shmangur atë

Postuar në 09 Maj, 2013 05:44

Në faqen e vet në facebook, gazetari Alfred Peza që kandidon për PS-në në Elbasan, ka folur për 10 frikërat e tij gjatë fushatës. E kështu, ka bërë dekalogun e humbjes. Por e ka bërë, jo me synimin për ta ndjellë, por për ta shmangur. Ja 10 faktorët që, sipas tij, mund ta dëmtojnë opozitën në këto zgjedhje:

1- Mendimi se pas 8 vjetësh në qeveri, Sali Berisha mund të ikë vetë dhe të mundet lehtë.

2- Shkrehja e punës nga kandidatët për deputetë të PS-së, pas aleancës me LSI-në, duke menduar pas kësaj më shumë për ndarjen e posteve qeveritare, sesa për fitoren e zgjedhjeve.

3- Nënvlerësimi i pakënaqësisë së ish-deputetëve të PS-së Kastriot Islami, Xhovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani, të përfshirë në listat e sigurta të PD-së.

4- Nënvlerësimi i ndikimit të peshës elektorale të Agron Dukës pas kandidimit me PR-në në Durrës.

5- Nënvlerësimi i rolit dhe peshës së kandidatëve të pavarur Arben Malaj në Vlorë dhe Dritan Prifti në Fier.

6- Nënvlerësimi i dëmit që mund të shkaktojnë deputetët aktualë që nuk kandidojnë sërish për një mandat tjetër.

7- Nënvlerësimi i të gjithë aktorëve që u refuzuan të kandidoheshin në listat e kandidatëve të PS-së.

8- Mbivlerësimi i rolit dhe peshës reale të Fatos Nanos në elektoratin e majtë.

9- Mbivlerësimi i fushatës në internet, televizione e gazeta, në raport me punën derë më derë dhe votë për votë, në të gjithë Shqipërinë.

10- Nënvlerësimi i rolit të emigrantëve për rezultatin final të këtyre zgjedhjeve.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Dekalog e quani ju kete? Dekalogu eshte fjale e madhe, me shume se programore. Me vjen keq per ResPublica per mbivleresin e mediokritetit. Me kete " thellesi" analize, mjere parlamenti qe presim te kemi.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Edhe autoritarizmi i Rames, apo kete qe eshte e para arsye nuk e fut dot ne liste se ishte Rama qe te futi ty ne politike.

Submitted by bbb (not verified) on

11-une jam i LSIse por tani per tani hiqen si i PSse

12-po su be Meta kryeminister une dhe deputetet e LSIse i bashkohemi PDse si me 2009

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Ha-ha :) Jam plotesisht dakord me pikat 11 dhe 12

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

C medioker esht ky njeri. A ia kini lexuar ndonjeher ate Ditarin? :) Si ka mundesi vetem mediokrit ose hajnat bejn hajer ne Shqiperi??

Submitted by Bard (not verified) on

E ke gabim, perveç mediokerve dhe hajnave, bejne hajer edhe intelektualet part-time..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.