Të gjitha gazetat flasin për Imamin që i flet anglisht ministrit shqiptar nga Maqedonia. Por ….

Postuar në 15 Maj, 2013 02:41

Telat Xhaferri është shqiptar i Maqedonisë, ka qenë një nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dhe është emëruar ministër i Mbrojtjes së fqinjit tonë lindor nën siglën partiake të BDI-së. Në Shkup pati shumë debate lidhur me këtë dekretim presidencial në postin e ministrit, dhe aryeja lidhet me të shkuarën e tij si “rebel” në radhët e UÇK-së. Por debatet janë shuar disi, dhe Telat Xhaferri ka mbetur ministër i mbrojtjes.

Me këtë status ai ka bërë një vizitë në Tiranë ku ka takuar homologun e tij, Arben Imami. Ky i fundit e ka pritur në zyrën e tij, dhe – këtu zë fill një scoop i shtypit të Tiranës – ka zënë t’i flasë anglisht, dhe kjo punë ka vazhduar –gjithnjë sipas shtypit tonë – deri sa e ka marrë fjalën ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, që e ka nisur me fjalët “Faleminderit zoti ministër ….”. Ka folur në shqip, dhe pas kësaj biseda ka vijuar në gjuhën shqipe.

Pse Imami ka folur anglisht? Burime nga Ministria e Mbrojtjes i thanë respublica-s, se në delegacionin maqedonas kish dhe disa vetë, ushtarakë maqedonas, që nuk dinin shqip, dhe ka qenë ky fakt që e ka bërë ministrin të flasë në anglisht. Kështu scoop-i shfryhet disi.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Jo ! Scoop nuk shfryhet fare. Ministri duhet te flase ne gjuhen shqipe. Perkthyesit bejne punen e tyre. Keni pare ndonjehere Putin, Merkel, Holande, etj. te flasin anglisht ne takimet dy paleshe? Flasin ne gjuhen e tyre. Dhe kjo qe ka bere Imami eshte injorance, jo kulture...

Ministri i mbrojtjes te Maqedonise ka qene pjesetar i UCK. Por edhe Imami ne '97 ka qene pjesetar i ushtrise rebele qe donte te permbyste Berishen...

Submitted by altini (not verified) on

Imami duhet te fliste shqip meqenese homologu i tij ishte shqiptar dhe perkthyesit te perkthenin nga shqip ne maqedonisht per pjesemarresit e tjere te delegacionit.

Kaq e thjeshte eshte .

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Arben Imami ka veprue drejte.

Submitted by Hithri (not verified) on

A nuk eshte protokolli qe vendos se cfare gjuhe do te perdoret gjate  bisedimeve ne nje takim te ketij niveli dhe i imponohet te dy paleve?

Submitted by Anonim (not verified) on

mire qe nuk ishte sala te fliste serbisht!

keta jane te ''djathtet'' ne shqiperi,nje grup vemjesh serbo-greke . njerez pa pike dinjiteti vetjak,se per kombetar as qe behet fjale.  sa shume qelbesirllek paska mbajtur ky vend!

Submitted by Titi (not verified) on

SIc e shkruan edhe Paul, Arbeni ka vepruar konform rregullave dhe si politikan sepse ai ka pritur nje delegaion te nje shteti dhe jo nje individ. Mediat shqipo-maqedonase mund te shkruajne c'te duan sepse nuk kane haber as nga politika dhe as nga realizmi modern.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.