Mblidhet Bordi i Monitorimit të Medias: Një “ndeshje” që përfundoi me rezultatin laboratorik 4-3

Postuar në 15 Maj, 2013 05:08

Dje është mbledhur Bordi i Monitorimit të Medias, që do të funksionojë gjatë muajit të fushatës elektorale. Në të bëjnë pjesë njerëz të zgjedhur nga organizma e shoqata të ndryshme, por ligji është bërë në mënyrë të tillë që balanca të jetë gjithnjë 4-3 në favor të qeverisë.

Eshtë votuar për kryetarin e Bordit, dhe në këtë pikë është vënë re një unitet i habitshëm “i katërshes së qeverisë”. Tre përfaqësuesit  jo qeveritarë, Adrian Thano, Andi Kananaj dhe Dardan Malaj (janë zgjedhur nga shoqata të ndryshme jo politike) votuan për njëri-tjetrin, ndërsa katër anëtarët e tjerë (Andon Andoni, Rexhep Polisi, Klodeta Bajraktari, e dikush tjetër), ndonëse janë zgjedhur po njësoj nga struktura e institucione të ndryshme jo politike, votuan në grup në favor të kandidaturës së Andon Andonit. Dhe vetë Andon Andoni votoi për Andon Andonin.

Rezultati i ndeshjes ishte laboratorik: katër me tre.

 

M.N.

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

<p>Sa do mund t&#39;i sherbejë këtij funksioni nje artikull shkrues, thuajse anonim, që sot paguhet nga Revista &quot;Mesuesi&quot;. Kjo e fundit, është produkt në letër!</p><p>Ky eshte vizioni, imazhi dhe perfomanca për kompetencë profesionale e grupit që na administron tash 8 vite! PERPARA !!!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.