Shenim: Privatizimi i HEC-eve, si Albpetroli?

Postuar në 16 Maj, 2013 02:56

Dje ishte afati i fundit për pagesën e eurove që kompanisë Kurum Internacional i jepnin të drejtën e blerjes së 4 HEC-eve. Por kjo nuk ka ndodhur as dje, megjithë paralajmërimet, kontestimet, shtyrjet vonesat, premtimet për pagesën e shumë pritur nga qeveria për shitjen e këtyre HEC-eve. Edhe pse një javë më parë u arrit një marrëveshje mes Ministrisë së Financave dhe Kurum për mënyrën e pagesës së TVSH-së që shteti i detyrohet kësaj kompanie (ajo e përdori papritur si kusht për mos pagesën e shumes se privatizimit), për ekzekutimin e saj nevojitet një vendim i qeverisë, që do të përcaktonte të gjitha modalitetet, përfshirë edhe rimbursimin prej 3 miliardë lekëve për “Kurum”. Por, ende dje ekzekutivi nuk e ka marrë këtë vendim.

Kjo ka vene në pikëpyetje të gjithë procesin e stërzgjatur të privatizimit të HEC-eve, Bistrica 1&2 dhe Ulëz e Shkopet. Sipas afateve ligjore, 15 Maji është limiti kohor për arkëtimin nga kompania fituese e tenderit, të shumës prej 109.5 milionë euro. Sipas kontratës, paratë duhet të derdheshin në arken e shtetit shqiptar, 45 ditë pas miratimit nga Kuvendi, por duke llogaritur ditët e festave zyrtare dhe pushimet javore, dita e fundit për këtë transaksion është pikërisht 15 Maji. E.Shehu

 

FOTO: Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me tre ligje: Privatizimi i kater HEC, Bistrica 1, Bistrica 2, Uleza dhe Shkopeti, Lotaria Kombetare dhe referendumi per 3 ligjet (LSA - 04 Mars 2013)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.