Të pasurit po pasurohen, të varfërit po varfërohen

Postuar në 17 Maj, 2013 03:53

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim (OECD) konstaton se kriza i ka ashpërsuar edhe më shumë dallimet mes të varfërve dhe të pasurve. Pabarazia e të ardhurave bruto në vendet e OECD-së është rritur në periudhën prej 2008-2010 më shumë se sa në 12 vitet e fundit - thotë eksperti i OECD Michael Förster, në një intervistë për Deutsche Ëellen.

Por çfarë është varfëria? Në studimet e ndryshme paraqiten të ardhurat mesatare si bazë e përcaktimit të shkallës së varfërisë. Ata që marrin më pak se një shumë e caktuar, janë të varfër. OECD ka caktuar si bazë mesataren e të ardhurave të secilit vend. Por kjo vlerë ndryshon nga vendi në vend, pra edhe kufiri i varfërisë ndryshon shpesh. Në këso rastesh flitet për varfërinë relative. Shikuar nga ky definim, numri i të varfërve ka shënuar rritje të vogël në vendet e organizatës.

Por eksperti Förster mendon se të dhënat për varfërinë absolute janë më të rëndësishme se të dhënat për varfërinë relative. Për të llogaritur varfërinë absolute është marrë mesatarja e varfërisë në vitin 2005, dhe shikohet se sa është rritur mesatarja e varfërisë në vitet në vijim. Rezultatet janë dëshpëruese. Më se shumti janë prekur: Italia, Spanja dhe Greqia, pra vendet të cilat duhet të kursejnë shumë. Dhe kursimet kanë prekur të varfërit.

“Tani e ka radhën politika, - thotë eksperti:  Ajo duhet të rishikojnë konceptet për kursimet strikte, ndryshe humnera mes të pasurve dhe të varfërve do thellohet frikshëm. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.