Kosovën nuk e japim. Por as venat nuk i presim - thotë presidenti serb

Gjermania ka qenë në mesin e vendeve më të zëshme të Bashkimit Evropian që i kanë bërë thirrje Serbisë të shpërbëjë strukturat e saj nga veriu i Kosovës dhe të normalizojë marrëdhëniet me shtetin e ri, nëse do që të avancojë në rrugën e integrimit evropian. Të hënën, në Beograd pritet të shkojë ministri i Jashtëm gjerman, Gudio Westerwelle. Dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar në mediat vendase me rastin e kësaj vizite se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga Kosova. “Gjermania duhet të kuptojë se nuk mund të na detyrojë me shantazhe të presim venat apo të bëjmë vetëvrasje. Kosovën nuk e japim. Bundestagu le të mendojë se çfarë vendimi do të merrte, po të ishte në pyetje Gjermania”, ka thënë Nikolliq, raportojnë mediat serbe. a.n.
Comments
Çfar thua mor dertimen
<p>Çfar thua mor dertimen Kosovën është larguar që në mëngjes sa më shpejtë ta pranoni aqë më mirë do jetë përë popullin Serbë se për ju dihet se do përfundoni në azilin e pleqëve nga që nuk doni të përfundoni aty i tregoni pralla popullit se jeni patriot këshu mor derdimen lëre këtë punë se sështë për ty iku koha e Milosheviçit që në emër të patriotizmit e solli Serbinë këtu ku është pa miqësi dhe pa mirëqënje dhe kur themi mirëqënje nuk shikojë një takëm si puna jote por themi për popullin e thjeshtë</p>
Kosoven ne dore e kishit, por
<p>Kosoven ne dore e kishit, por nuk dijtet ta mbanit. Tashti asht vone. Zogu iku nga kafazi.</p>
Add new comment