Hungaria drejt humbjes së të drejtës së votës në BE?

Postuar në 17 Maj, 2013 09:09

Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të marrë hapa për të pezulluar të drejtat e Hungarisë për votë, pas ndryshimeve kushtetuese që janë përcjellë me kritika të forta. Në një raport me 29 faqe të publikuar dje, Human Rights Watch argumenton se ndryshimet e fundit në Kushtetutën e Hungarisë si dhe masa të tjera ligjore po minojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat e medias.
Parlamenti i Hungarisë miratoi amendamentin kushtetues në mars, duke ndezur protesta popullore dhe shqetësim në radhët e qeverive të huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë si dhe Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Parlamenti Evropian ka rekomanduar që Hungarisë t’i pezullohet e drejta e votës në Bashkimin Evropian. Human Rights Watch e mbështet këtë propozim: "Mendoj se kemi arritur në cakun e fundit, ku retorikat paralajmëruese duhet t’u lënë vendin pasojave konkrete - shkruajne hartuesit e raportit. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.