Kryeministri 1 ditë pas Ramës në Vlorë, sulmon përsëri Kokëdhimën

Postuar në 19 Maj, 2013 15:26

 

Kryeministri ka qenë sot në Vlorë për fushatë. Ka media që e akuojnë se ai shfaqet për fushatë 1 ditë më pas në çdo qytet ku shkon Rama – të jetë strategji fushate kjo? Edhe në Vlorë, ai ka vazhduar të përdorë si kalë beteje Kokëdhimën, të cilit i ka bërë një “lexim”. Tha Berisha:

Alternativa e Ramës, për ta kuptuar ju bëj thirrje lexoni për Kokëdhimën. Çfarë është Kokëdhima, është simboli, ikona e spekulimit mbi tokë. E nisi me Hajdin Sejdinë, me fajdet, përfundoi në menaxherin de facto të Bashkisë së Tiranës për 11 vite. Pse zoti Rama në dokumentarin për kujtimet e vegjëlisë nuk vendose asgjë nga kujtimet e Bashkisë, si vendosje dot se modeli që vendose në bashki për 11 vite ishte modeli i drejtuar nga Kokëdhima që fitonte 80% të tenderave. Ecën me një platforme akuzash, mohimi

Pas Berishës, Patozi:

“Ai ju premtoi rrugë, ju premtoi uljen e taksave për biznesin, ndërsa në Tiranë në 11 vite shkatërroi sheshin Skënderbej, nuk mbështeti biznesin, pasi ai punoi për Kokëdhimën, partnerin dhe ortakun e tij në grabitjen e Tiranës në 11 vite. Të njëjtën gjë kërkon të bëj edhe në Vlorë, kërkon që biznesmenët e Vlorës të punojnë për Koçon, i cili nuk di të paguaj taksa”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.