Vangjel Dule thotë se “një pazar ka bërë me Edi Ramën: largimin e Berishës”

Kryeministri Berisha pati dje një takim me anëtarë të pakicës greke në Shqipëri, dhe duke pasur në krah Spiro Kserën, lëshoi akuza në drejtim të Vangjel Dules. “Ka bërë pazare me Edi Ramën”, tha ai në thelb, duke folur për të.
Kreu i PBDNJ-së nuk e ka lënë pa përgjigje, ndonëse ka vonuar 24 orë. “Prisnim nga Kryeministri përgjigje për disa çështje konkrete që preokupojnë komunitetin e zonës dhe minoritetin etnik grek, sikundër [janë ato që] lidhen ato me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, censusin dhe pronat e paluajtshme, grabitjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurinë publike dhe të jetës, mjerimin social, mungesën e zhvillimit dhe diskriminimin ekonomik dhe mungesën e veprave infrastrukturore; në vend të tyre erdhi shpifja e radhës; kryeministrit i është bërë obsesion ideja e ekzistencës së pazareve politike jo transparente”.
Dhe më poshtë ka bërë transparent ‘pazarin’ e tij: “Për të mos lënë hapësirë për hamendje, po konfirmojmë ‘pazarin tonë politik’ në kuadër të zgjedhjeve 2013 me qytetarët dhe mbarë shoqërinë: “Të largojmë përfundimisht qeverinë e kryesuar nga z. Sali Berisha …..”
Re.Pu.
Comments
Bravo, Te gjithe se bashku te

Bravo,

Te gjithe se bashku te largojme kryeqelbesiren qe nuk ka pune tjeter vecse te pergoje te tjeret si plakat e liga.

Detyra e tij eshte te qeverise dhe detyra jone si popull eshte ti kerkojme llogari per ato qe bene.

Eshte ironi ne kete vendin tone te varfer kur qeveria meeret dhe akuzon opoziten per cdo gje.

O burra: shqipetare, camer, greker, vlleh, maqedonas, serbe, kosovar, rome,musliman, katolik, ateiste, ortodoks, behuni bashke per njehere te vetme dhe dergoheni ne pension kete plak matuf.

Kjo fotografi vle $1.000.000.

Kjo fotografi vle $1.000.000. Shto dhe ate te Kseres me Agimin e Arte, dhe Edvin Ramen ne Athine duke i puthur doren Dora Bakojanit, dhe merr nje pasqyre te plote te qyqarise se shtetit shqiptar.
Nje rezolute per Camerine kane frike ta kalojne, jo po andej, jo ketej, vajten e zhbiruan nje qe para 10 vjetesh, nuk u mor vesh e miratuar apo jo. Cfare pret nga keta.

Add new comment