Nuk kam përgjigje të thjeshta - thotë Robert Hand duke tentuar të gjejë "ku i ka rrënjët polarizimi në Shqipëri"

Është e vështirë të thuash se ku i ka rrënjët polarizimi dhe mosbesimi në Shqipëri sot - thotë Robert Hand, një vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në Shqipëri, këshilltar i lartë politik i Komisionit Amerikan të Helsinkit, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Për të është e vështirë edhe të thuash "sesi mund të kapërcehet diçka kaq e theksuar".
Pastaj nis një seri përgjigjesh me "ndoshta", por pyetja gjithsesi mbetet. "Ndoshta do të thotë, që Shqipërisë i duhet një shoqëri civile më e konsoliduar dhe është e vështirë për shoqërinë civile të hedhë rrënjë në një klimë të tillë të polarizuar politike. Një mënyrë është shoqëria civile, por disa herë shoqëria civile rekrutohet nga partitë politike dhe kjo është pjesë e problemit. Ndoshta kur të shkojnë në kutitë e votimit, ta hedhin votën për ata që janë më pak të prirur ta vazhdojnë këtë lloj situate. Mendoj se është për të ardhur keq që ndoshta nuk i kanë të gjitha alternativat që duhet të kenë - thotë ai dhe më në fund pranon: "Nuk kam përgjigje të thjeshta. Është diçka që do të dojë kohë të ndryshojë". a.n.
http://www.zeriamerikes.com/content/robert-hand-albania-elec...
Comments
S'paska dal gje tek kjo foto
<p>S'paska dal gje tek kjo foto ky Roberti... lol.</p><p>Po pse habiset kaq shume me polarizimin ne Shqiperi? Le te hapi per gjysem ore Fox News-in, pastaj nje gjys ore tjeter NBC dhe e sheh polarizimin alive and kicking ne Amerike! (gjalle e shnosh polarizimi kudo dmth, eshte natyra e vete politikes).</p>
Add new comment