Më 2050, gjysma e 9 miliardë njerëzve në Tokë do të bien në varfëri ekstreme prej mungesës së ujit!

Brenda 1 ose 2 brezash, gjysma e njerëzimit do të vuajë për ujë. 500 nga shkencëtarët më në zë të botës për çështjet e ujit parashikojnë se nëqoftëse do të vazhdojë aktiviteti shkatërrues e njeriut dhe injorimi i problemit nga qeveritë e botës, gjysma e 9 miliardë njerëzve do të vuajnë nga mungesa e theksuar e ujit më 2050, njofton Independent. Çfarë do të ndodhë pas kësaj? Migrim në masë i popullatave nga vendet e thara nga uji, të shoqëruara me tensione, dhe varfëri masive. Uji i pijshëm, përbërësi vital i jetës në Tokë do të jetë i pamjaftueshëm për shkak të keqmenaxhimit e keqpërdorimit, për shkak të ndërhyrjeve të njeriut në ekosistem, për shkak të ndotjes, erozionit e tharjes së lumenjve e zonave nëntokësore ujëmbajtëse.
Ne.Su.
Në foto: banorët e një fshati në Indi mblidhen rreth një pusi kolektiv për të mbushur ujë
Add new comment