Thellohet rreziku anglo-amerikan: Berisha thotë se Arvizu nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër

Postuar në 26 Maj, 2013 10:30

Në Elbasan, Berisha i pyetur nga gazetarët, në fillim tha se i dëgjon me respekt mendimet e miqve (duke nënkuptuar Arvizunë), pastaj tha (duke nënkuptuar Arvizunë)  se askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër.

Tha Berisha:  “Ligjet e Shqipërisë janë shumë të mira, unë dëgjoj me shumë respekt mendimet e miqve, por detyra ime është të zbatoj ligjin. Shqipëria ka institucione demokratike, janë larg të qenit të përsosura, por nuk ka zëvendësim për to. Kur fillojnë me bo gjykatësin kushtetues, gjykatësin e lartë apo të faktit, unë them se nuk respektojnë veten e tyre. Kushdoqoftë! Ky është shtet i bazuar në ligje. Askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër, apo të marrë atributet, sepse mënyra sesi funksionojnë qeveritë e vendeve të lira është e mrekullueshme”

Kësisoj, kuptohet se çështja e KQZ-së nuk do të diskutohet në seancën e Kuvendit më 30 maj.

Nëse dikush shpresonte në vizitën e pritshme të zyrtarit amerikan, Jonathan Moore, sipas Berishës, nuk ka lidhje me KQZ. Berisha tha se kjo vizitë vjen si dëshmi e vlerësimit të interesit të SHBA-së për një Shqipëri që ecën drejt zhvillimit të integrimit.

k.c.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Ujku qimen ndrron, por zakonin s&#39;e harron. Berisha u kthye ne &quot;identitet&quot; - prishejen me Ameriken. Si me 1996-ten. Eshte e sigurt qe edhe keto zgjedhje do te jene si ato te 1996-tes. Problemi eshte nese do te perseritet edhe 1997-ta. Rama ta harroje marrjen e pushtetit me ane te votes.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ja dhe ambasadori Arvizu, si gjithe ambasadoret e tjere, doli armik i Partise dhe i popullit. Te gjithe armiq. Vetem ky burri, i vetem.
E kupton dhe vete se po i vjen ngordhja dhe do tja lere fajin armiqve te jashtem. ACT NOW !

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Saaalii po të vjenë dita për të dalë në penësion të urojë që ta keshë të mbarë se çdo gjë mund të ndollë e imagjinon dotë të futesh brënda në këtë moshë për allizhverishet që ke bërë gjat 8 vjetëve</p>

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>A ka mbetur ndonje burre ne ate vend per te qeruar kete h..e qe bie ere 22 vjet e kuterbon tere Shqiperine.</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Po te thote se je &quot;burre shteti&quot; a ka mandat?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.