Pyetje nga shtypi gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Gazeta gjermane "Süddeusche Zeitung" në një artikull botuar këtë të hënë (27.05.2013) me titull "Në parim i paqartë" - analizon miratimin që i bëri Serbia të dielën planit për zbatimin e marrëveshjes Serbi-Kosovë. Marrëveshja u arrit më 19 prill me ndërmjetësimin e së ngarkuarës së BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton dhe kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Gazeta gjermane vëren se politikanët serbë në Veriun e Kosovës ende kundërshtojnë çdo lloj ujdie, ata "paralajmërojnë për një eksod të deri një të tretës së 150.000 serbëve që jetojnë në Kosovë . "Serbët nuk do ta pranojnë të jenë të varur ekonomikisht nga Prishtina dhe do të vendosin të largohen nga Kosova", - shprehet kryetari i komunës më të madhe serbe, në Mitrovicë, Krstmir Pantiç."
Ende ka disa pika qendrore në marrëveshje të pasqaruara, vëren gazeta gjermane: "Si për shembull nëse do t'i paguajë Beogradi apo Prishtina funksionarët? Po data se kur do të zhvillohen zgjedhjet locale? Madje edhe një çështje mjaft e rëndësishme nuk është vendosur ende - nëse qytetarët serbë në veriun e Kosovës do të vazhdojnë të përdorin pasaportat e letërnjoftimet serbe, apo do të aplikojnë për letërnjoftime të Republikës së Kosovës? a.n.
Add new comment