Për të mbështetur cilin nga opsionet mbi KQZ-në ka ardhur Moore në Tiranë?

Postuar në 27 Maj, 2013 17:44

Sa mënyra ka për ta zgjidhur krizën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve? Për Andrea Stefanin janë dy: “Njëra, ajo në favor të autokratizmit, është t’i jepet Berishës mundësia të gëzojë frytet e tiranisë së shumicës së vendosur prej tij në mënyrë të paligjshme në KQZ. Që do të thotë të bësh atë që fton Berisha dhe Jozefina Topalli, që opozita thjesht të plotësojë 3 vendet bosh të minorancës në KQZ. Rruga tjetër, në dobi të demokracisë, është ajo e eliminimit të shumicës së paligjshme duke riorganizuar KQZ sipas një formule 3 pozita, 3 opozita dhe një kryetar i pranuar konsensualisht nga të dyja palët – shkruan Stefani në të përditshmen SHQIP dhe pyet: Për të mbështetur cilin nga këto dy opsione vjen Xhonatan Mur në Tiranë?

Gjërat nuk janë aq të thjeshta në disa raste – përgjigjet Stefani dhe shton: “Jo pak herë edhe SHBA-të kanë qenë detyruar të shohin sakrifikimin e opsionit të demokracisë dhe lirisë në një vend, qoftë edhe përkohësisht, si dëm anësor (collateral damage) në funksion të realizimit të një qëllimi më strategjik për interesat amerikane në rajon apo në botë”. Stefani e quan Berishën një “Cezar ballkanas” që ka arritur t’i përçajë keqas shqiptarët. Ka arritur të përçajë edhe diplomacinë amerikane – thotë autori - dhe këtë e ka bërë jo vetëm duke shantazhuar me reaksione nacionaliste në trevat shqiptare nëse ai humbet pushtetin, por edhe duke investuar fuqishëm miliona nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të lobuar pranë Departamentit Amerikan të Shtetit (DAP) me anë të kompanive si “Podesta” apo miqve të tij personalë si Tom Rixh apo Xhejms Trafikant. Ky i fundit, përpara se të përfundonte në burg për trafiqe, u pa në krah të Berishës në fushata zgjedhore të sokëllinte “better dead than red”! a.n.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/05/27/perse-vjen-xhonatan...

Comments

Submitted by Fotografi me Zo... (not verified) on

Ka nje nenshtrese nostalgjike, ne artikulimin qe i behet qendrimit ndaj amerikaneve

dhe te Amerikes ndaj Shqiperise: nga individe ardhur prej te majteve (komunisteve) aludohet se

amerikanet kane prioritet te pare stabilitetin dhe jo demokracine!

Ish-komunistet le te vazhdojne te mbeten me mendesi te eterve, dhe USA as qe ka

ngè tua marre per keq. Por, duke mos i ditur, duke dyshuar, apo me keq akoma "duke

u dhene leksione amerikaneve", keta kuqalashe tregojne se jo vetem qe demokracia eshte larg

merites se tyre, por edhe stabilitetin nuk e gezojne dot...

U ka mbetur vetem te thone se "Berishen ua sollen amerikanet", teksa harroni te shikoni e te

pranoni se edhe ai vjen si ju ose eterit tuaj: prej ish-komunisteve!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.