Rama Berishës: Do të bëjmë gjysh; dhe do ta heqim antiplumbin dhe çetën e 200 rojeve që të vinë nga pas

Postuar në 28 Maj, 2013 10:54

Nuk ka takim elektoral që Berisha të mos merret me kundërshtarët, e më shumti me Ramën. Kohët e fundit ka filluar të përdorë etiketa të llojit “i sëmurë psikik”, “i biri të atit”, etj, të cilat kish ca kohë që nuk i përdorte. Por më së shumti është marrë me autobuzin elektoral të Ramës. Rama është marrë gjithashtu me Berishën, dhe i është drejtuar në çdo rast me emrin “Saliu”. Ndërsa sot, Rama është kapur pas jelekut antiplumb që Berisha mban të veshur prej kohësh. Ai ka qenë në Devoll dhe aty ka komunikuar me rivalin e tij me këto fjalë: “Saliu merret përditë me autobusin tonë, dhe e përgojon autobusin. Nuk e di pse. Më mirë me autobus si gjithë qytetarët se me antiplumb si Saliu. Më mirë me autobus me vajza dhe djem që bashkë me ne udhëtojmë në të gjithë Shqipërinë, sesa me një çetë me 200 roje. Antiplumb po, çetë me 200 roje po, çfarë ke bërë që të ruajnë kaq shumë Sali? Është koha që Saliu ta heqë antiplumbin dhë ta shpërndajë atë çetën e 200 rojeve”.

Dhe më poshtë: [është mirë Sali] të shkosh e të bësh gjyshin me kohë të plotë; Shqipërisë nuk i duhet një gjysh me antiplumb”. Këtu ka shtuar: [i duhet] Rilindje.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>e cfare rilindje eshte kjo, kur vete Rama nuk di te komunikoje me tjetrin? Rilindje batutash?&nbsp;</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>ha-ha, Rama nuk i ka thene Berishes &#39;&#39;do te&nbsp;bejme gjysh&#39;&#39; ...keshtu si e keni vene ju titullin duket sikur Rama do te lere me barre Argiten :)</p>

Submitted by Nikolin Zeka (not verified) on

<p>&nbsp;Diskurse te padenja fshataresh. Ne France Lionel Jospin humbi pikerisht sepse i tha Shirakut se je i vjeter ne moshe! Dhe per kete u ndeshkua me humbje. Politikanet jane shembell i mungeses se etiketes njerzore.</p>

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>O Rame o pasardhes i Nanos edhe ti te njejtin avaz do vazhdosh. Berisha e ka vendin ne burg o frikacak socialist.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.