Luftë “bandash” në Internet. Rezultati: ngadalësimi i Internetit të në të gjithë botën!

Interneti në të gjithë botën është ngadalësuar për shkak të një sulmi kibernetik për të cilin ekspertët e sigurisë thonë se është më i madhi i realizuar ndonjëherë. Një sherr mes një grupi që lufton emailet spam (“Spamhaus”) dhe një kompanie hostimi “Cyberbunger e cila mendohet të ketë ndërmarrë sulme hakmarrëse, ka ngadalësuar funksionimin e infrastrukturës bazë. “Spamhaus” ka ngritur aludimin se “Cyberbunger”, në bashkëpunim me “gangsterë kriminalë” nga Europa Lindore dhe Rusia, fshihet pas sulmit. “Cyberbunker” nuk ka komentuar për akuzat.
Sulmi ka dëmtuar shërbimet e internetit në të gjithë botën, dhe BBC njofton se po hetohet nga pesë forca policore kombëtare nëpër botë. Sulmuesit kanë përdorur një taktikë të njohur si Mohimi i Shërbimit DDoS, e cila e bombardon objektivin me kërkesa false, gjë që e ngadalëson ose e bllokon faqen e sulmuar.
“Nëse shënjestron faqen e internetit të qeverisë së Anglisë, ajo do të rrëzohej menjëherë”, komentoi një ekspert për BBC. “Këto sulme kanë arritur deri në 300 gb/s, kur për një bankë përdoret një fuqi sulmi prej 50gb/sek (...) Duhet ta imagjinoni internetin si një autostradë. Ata po përpiqen të vendosin shumë trafik në një nyje të caktuar dhe kjo shkakton probleme në të gjithë autostradën”.
Ja.Se.
Comments
Po Genc Podhua cben?? Ai
<p>Po Genc Podhua cben?? Ai eshte krietari i internetit dhe teknollogjise</p>
Genc Pordhua eshte ne krie te
Genc Pordhua eshte ne krie te detires.
Add new comment