Ardian Ndreca është i sigurtë në fundin e Berishës; dhe 'paralajmëron' të tjerët që do vijnë pas

“Plaku i Viçidolit ka mbetë i fundit komunist në pushtet” – kështu e fillon Ardian Ndreca shkrimin e vet të publikuar në Tema, në të cilin shfaqet i sigurtë që këtë herë shqiptarët do ta largojnë nga skena: “E ndiejmë të gjithë se i ka ardhë fundi e këtë gja s’ka asnji forcë që ta ndalin; tashma Berisha asht i dënuem prej historisë, i mungojnë edhe dy dënime tjera: vota dhe gjykata”. E thotë këtë, pasi e ka bindje, se “gjithçka e keqe që i ka ardhë Shqipnisë në këto dy dekada mban firmën e tij dhe të lakejve të tij me përbamje politike transversale”.
Por probemin e sheh tek fakti se ç’do të ndodhë më pas: “Problemi asht se çka do të ndodhin me Sali Berishën dhe me klanin e tij mbas datës 23 qershor 2013! Akuzat ndaj tyne janë të panumërta, faktet gjithashtu nuk mungojnë. Si do të veprojë Edi Rama për me vendosë shtetin ligjor, do të mbyllin sytë e do ta harrojë të kaluemen tue e emnue Berishën “gjysh pa jelek antiplumb”, do të mjaftohet me pak butafori gjykatoresh apo do të punojë seriozisht për me nxjerrë para drejtësisë bandën e Berishës?”
Dhe përfundon: “Në qoftë se Rama nuk do të vendosin pa lëkundje shtetin ligjor, çdo gja tjetër do të humbin kuptim dhe madje ai vetë nuk do të jetë i sigurtë as si politikan dhe as si qytetar”.
Shkrimin e plotë, që është gjithsesi i shkurtër, mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/05/29/berisha-dhe-dy-denime-tjera-te-pashlyera-te-tij/
Re.Pu.
Comments
Un them se Rama do te vendose

Un them se Rama do te vendose shtetin ligjor dhe do ta çoje ne hale Berishen dhe klanin e tij mafioz. Them dhe shpresoj! Shkrim i shkurter dhe mjaft i qarte, pa paravolira gazetaresh.

Berisha duhet te ishte ne

Berisha duhet te ishte ne burg qe pas 97.

Po nqs Rama do vendoste shtetin ligjor duhet ta fillonte me njeriun qe shef ne pasqyre, e pastaj me Kocon, me Mozin e keshtu me rradhe.

Pooo! Patjeter. Rama do

Pooo! Patjeter. Rama do vendose shtetin ligjor, bashke me Kokedhimen qe eshte hajdut tenderash se i bie tavani shkollave qe nderton, dhe bashke me Fidelin qe ndertoi 2 kullat monstruoze ne mes te Bulevardit te Tiranes (ju kujtoj qe e gjithe zona e bulevardit ishte Kompleks monumental, dmth qe nuk mund te ndertohej ne te). Shtet ligjor me miliarderat me te medhenj te Parlamentit, une nuk e kuptj se si mund te vendoset. Aaa, po, do vendose shtet ligjor per popullin dhe shtet miliarderash per miliarderat e vet.

jam kurioz te di cfare ka

jam kurioz te di cfare ka bere ne jete ky ardian ndreca pervec te shkruares gegnisht qe te kete te drejten te gjykoje nje njeri qe i mire apo i keq ne 68 vjet te jetes se tij nja 40 i ka kaluar ne eliten e mjeksise dhe politikes shqiptare

Ne fakt, ka shume mundesi qe

Ne fakt, ka shume mundesi qe Sali Berisha te shkoje ne burg.

Per nje arsye te thjeshte :

Ashtu sikunder ky i fundit nuk mund te ndalonte burgimin e Fatos Nanos ne 1996, ashtu edhe Edi Rama nuk do te munde te ndaloje arrestimin dhe burgimin e Berishes.

Ndreca ka te drejte. '97

Ndreca ka te drejte. '97 kaloi pa asnje ndeshkim dhe gjithcka erdhi me pas tallja me njerezit e thjeshte, vrasjet shteterore,korrupsioni, pandeshkueshmeria e politikaneve dhe e 'te forteve' aty i ka rrenjet. Nese Rama nuk vendos drejtesine me cdo kusht, edhe duke vene ne rrezik edhe te ardhmen e vet si politikan, harram ta kete besimin qe i po i japin kaq shume shqiptare, si kurre me pare. Po e beri do hyje ne histori, nese jo do perfundoje si Nano karagjozi.

Nqs per ju futja ne burg e

Nqs per ju futja ne burg e Berishes nenkupton vendosjen e shtetit ligjor jeni teresisht qesharake ne menyren tuaj te te konceptuarit

Per mua eshte qesharake dhe

Per mua eshte qesharake dhe njekohesisht tragjike te mendohet se nje individ i tille kaq kriminel, mund te lihet jashte sikur mos te kishte bere gje!

Ligji duhet te funksionoje ashper me te gjithe individet, majtas dhe djathtas(pa perjashtuar as PS e as LSI)pa kurrefare dallimi, por i pari qe duhet ta ngryse pjesen e ngelur te jetes ne burg, eshte kryebanditi anti-shqiptar Sali Berisha! Te njejtin fat duhet te pesojne familjaret dhe gjithe lakenjte e tij, ne menyre qe nje dikature kaq e ulet te mos perseritet KURRE pergjate historise sone!

Ti shoku Epir je jo thjesht

Ti shoku Epir je jo thjesht qesharak por gajases ne cektesine tende te vleresimit. Uroj te mos jesh edukator kopshti se mjere femijet 3-5vjecare qe hapat e para te gjykimit te vlerave do ti mesonin prej teje. Ti nuk ke pike lidhjeje me etiken politike prandaj mos u perpiq te gjykosh. Nqs denimi i Berishes do te rregullonte gjithcka une po te them qe ta varim ne mes te sheshit dhe jo thjesht ta fusim ne burg si shoqeri por denimi i tij sot nuk i sjell asgje progresive shoqerise pasi ai ka pjelle ne keto 23 vite me mijera berishe te tjere here here edhe shume me te ndyre se ai vete prandaj ti gjej ilacin shfaroses te kesaj mortaje dhe jo pleshtin qe e perhapi i pari OK.

Nese une jam qesharak, ata si

Nese une jam qesharak, ata si ti duhet te quhen vetem deshtake! Sepse te mendosh se per ate shoqeri te semure nuk ka ilaç, duke i lene viruset dhe te semuret ne ate gjendje, eshte me te vertete nje logjike deshtaku.

Mbase politika shqiptare eshte e krimbur dhe e kalbur gjithandej, por kjo s'do te thote qe per kete shkak s'duhet te fillojme kurre nje spastrim rrenjesor, perkundrazi, sa me pare aq me mire per kolektivitetin. Dhe kryekrimineli serb Berisha, duhet te behet shembull i pare dhe unik per gjithe aspiruesit diktatore te ardhshem, ne menyre qe te reflektojne thelle perpara se t'i futen rruges se krimit autoritar ndaj nje kombi!

Denimi i bandes Berisha do te ishte fillimi i nje rregullimi te gjithanshem qe do te ishte shume i gjate dhe i veshtire; mosdenimi i ketyre krimineleve perkundrazi do te ishte katastrofa me e madhe per Shqiperine!

Add new comment