Zgjerohet skandali i përgjimeve në SHBA. Facebook e Google dyshohet se u kanë dhënë akses tek informacionet e përdoruesve.

Postuar në 08 Qershor, 2013 14:07

Vazhdon të forcohet skandali në lidhje me projektin qeveritar “Prism”, i nxjerrë së pari nga The Guardian, ku qeveria amerikane kishte një projekt për të shtënë në dorë informacione të rezervuara për NSA – Agjensinë Kombëtare të Sigurisë – përmes përgjimit të telefonave e të dhënave online. Gjendjen e përkeqëson dyshimi se kompani të mëdha si Google e Facebook kanë bashkëpunuar duke i krijuar qeverisë amerikane qasje në këto të dhëna sipas The Guardian. Shqetësimit që po përfshin edhe pjesë të Partisë Demokratike në Amerikë Obama është përpjekur t’ia ulë rëndësinë duke e konsideruar si një problem të kufizuar. Madje, ai tha se ngritja e këtij skandali e ka penguar atë të trajtojë çështje të rëndësishme në takimin me Kryeministrin kinez Xi, si ajo e piraterisë së softuerëve në Kinë.

New York Times raportoi sot se firmat e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Google, Facebook dhe Microsoft, kishte bashkëpunuar me NSA "të paktën një grimë".Ajo tha se Facebook dhe Google - e ndoshta edhe kompanitë e tjera – kanë diskutuar me zyrtarët e sigurisë ndërtimin e portaleve të sigurta, në disa raste në serverat e kompanisë, thoshte artikulli. "Përmes këtyre dhomave online, qeveria do të kërkonte të dhëna, kompanitë do t’i depozitonin atë dhe qeveria do t’i tërhiqte," raportoi Times. Twitter thuhet se kanë refuzuar të pranojë të marrë pjesë.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.