Mafia shqiptare dominon Serbinë?

Postuar në 10 Qershor, 2013 01:48

Gazeta serbe Kurir me titullin provokues “Serbia në kthetrat e mafias shqiptare”, ka shkruar së fundmi se 90 për qind e drogës në atë vend hyn nga organizata shqiptare mafioze. 

“Nga klani i Zemunit, dikur tepër i fuqishëm dhe nga grupet e Dejan Stojanoviç Keke, tashmë në arrati, kanë mbetur aktive vetëm pak klane dhe fjalën kryesore në botën serbe të krimit e thotë mafia shqiptare. Thuajse 90 për qind e drogës që hyn në Serbi kontrollohet nga kriminelët shqiptarë, ndërkohë që ka rol të dorës së parë edhe në Evropën Perëndimore si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” thuhet në artikullin të cilit i referohet Shekulli online.

Ura e “bashkëpunimit” bëhet përmes Kosovës, sipas deklaratave të një ish shefi të lartë të policisë serbe: “Fjalën kryesore e thotë mafia shqiptare, e cila e furnizon Serbinë përmes Kosovës me heroinë e marijuanë. Mafia malazeze ka arritur të lidhet më së miri me kartelet e Amerikës së Jugut, dhe gjithashtu edhe ajo shet kokainë në tregun serb”, thotë ish-kreu i policisë serbe, i cili e mbyll duke thënë se”Megjithatë ata kanë nisur të humbasin terren përballë mafies së plotfuqishme ruse.”

Ne.Su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.