INSTAT manipulon shifrat e punësimit. Mos po mbështet fushatën?

Postuar në 10 Qershor, 2013 04:51

Në një shkrim te Shqip të titulluar “INSTAT manipulon shifrat e punësimit”, Gjergj Erebara,  ngre alarmin për manipulimin e shifrave nga ana e INSTAT, krahasuar me shifrat që vetë INSTAT kishte ofruar më parë. Shifrat janë ndryshuar dukshëm dhe “statistikat e reja, hedhin poshtë tezën e përsëritur të socialistëve për “humbje të vendeve të punës” si pasojë e taksës së sheshtë,” shkruan Erebara.

Statistikat e reja të INSTAT kanë ulur me disa dhjetëra mijë numrin e njerëzve të klasifikuar si të punësuar në vitin 2009 si dhe kanë rritur shifrën e të punësuarve për vitin 2013.

“Nëse më parë, statistikat tregonin rënie të “punësimit”, tashmë ato tregojnë rritje. Nëse më parë, PS deklaronte se gjatë qeverisjes së PD-së “janë ulur” vendet e punës, një deklaratë kjo e bazuar te statistikat e INSTAT-it, me të dhënat e reja, kjo gjë nuk mund të thuhet më.”

Të punësuar 2009

Ishte 972 mijë

Bëhet 900 mijë

Të punësuar 2012

Ishte 922 mijë

Bëhet 959 mijë

Të punësuar 2013

Bëhet: 967 mijë

Të vetëpunësuar në fshat 2009

Ishte: 568 mijë

Bëhet 496 mijë

Të vetëpunësuar në fshat 2012

Ishte: 485 mijë

Bëhet: 522 mijë

k.c.

i plotë shkrimi i Erebarës te Shqip:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/10/instat-manipulon-shifrat-e-punesimit/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.