Duke filluar nga nesër, televizioni publik grek ERT do të mbyllet. 2 500 vetë dalin të papunë

Postuar në 11 Qershor, 2013 16:05

Televizioni ERT në Greqi është si TVSH-ja jonë, dmth është televizion publik. Më saktë, ishte televizion public. Qeveria ka vendosur ta privatizojë, por më parë ka ndaluar transmetimin e programeve të këtij rrjeti, që përfshin tre kanale tokësorë dhe një satelitor. Duke filluar qysh nesër, 2 500 punonjësit e ERT-së do të jenë të papunë; do të jenë kështu, të paktën nja tre-katër muaj, deri sa të rihapet nën një  formë tjetër më ekonomike, apo ndoshta nën një formë private të pronësisë. Në fakt, si në shumë vende të tjera, televizioni publik grek është dalluar për shpenzime të jashtëzakonshme.  Numri i punonjësve atje është 3-6 herë më i lartë se sa duhet.

Janë paralajmëruar greva, dhe është kërkuar solidaritet nga televizionet e tjera, por duket se “kjo lopë e majme” nuk do të ekzistojë më. “Gjithë grekët janë duke vuajtur reformat, dhe neve nuk na lejohet të mbajmë në këmbë struktura të tilla që thithin para për çdo vit”, thotë zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikoglou.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.