Fushata me pará, spote TV, e koncerte festive

Postuar në 12 Qershor, 2013 13:54

Nga monitorimi i shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës elektorale 2013, i bërë nga organizata Mjaft dhe i mbështetur financiarisht nga Ambasada Holandeze në Tiranë dhe Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së ShBA-ve po në Tiranë, kanë dalë disa të dhëna interesante të bëra publike sot. Një përmbledhje e këtij raporti marrë nga një shkrim i Lindita Çelës të publikuar në Tema online është si më poshtë:

“Vihet re një numër i madh i spoteve televizive të koalicionit të majtë të transmetuara në televizionet që, sipas një perceptimi popullor, i përkasin të djathtës. Sa i përket spoteve elektorale të partive, periudha e monitoruar dhe e kalkuluar në shifra financiare është 23 maj-31 maj, ndërsa për aktivitetet e terrenit të partive është përmbledhur vetëm në numra aktivitetesh periudha 23 maj-10 qershor. Nga monitorimi rezulton, se qeveria vazhdon të transmetojë spotet dhe  aktivitet e saj elektorale tek TV Klan dhe ABC. Por edhe Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë çuar spotet e tyre kryesisht tek televizione si ABC Neës dhe TV Klan. Nga ana tjetër, sipas raportit, Partia Demokratike ka dyfishin e spoteve të PS, 12 të tilla, por PS ka transmetim më të shpeshtë, 746 herë, krahasuar me 664 herë të PD. Ndërkohë që një numër të pakët spotesh televizive deri tani ka   LSI, vetëm 2 spote.

Sa i përket aktiviteteve argëtuese, për kohën e monitoruar, Partia Demokratike ka organizuar 44 koncerte festive, 15 takime dhe 33 inaugurime. Ndërsa Partia Socialiste ka zhvilluar 27 koncerte dhe 41 takime. Kurse 16 të tilla ka organizuar Lëvizja Socialiste për Integrim.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.