Erdogani bën apel: Prindër, largoni fëmijët nga protesta! Dhe lë të kuptohet se do ushtrojë dhunë

Postuar në 13 Qershor, 2013 12:13

Rexhep Taip Erdogan “u ka hapur rrugë protestuesve”, duke premtuar një referendum mbi atë që është planifikuar të ndërtohet në parkun Gezi të Stambollit, por në anën tjetër po u shtrëngon dhëmbët. Sot u ka dhënë një ultimatum 24 orësh. Nëse nuk largohen nga parku brenda këtij afati, policia – kjo është lënë të kuptohet – do të ndërhyjë brutalisht, dhe protestuesit do të kenë pasoja. Këta të fundit që tanimë janë disa qindra kanë bërë me dije se nuk kanë ndërmend të largohen, pasi premtimi për referendum, kështu thonë, është një lojë e Erdoganit. Por ka bërë përshtypje ultimatumi i kryeministrit turk. “Kemi demonstruar durim deri në këtë moment, por durimi ka një kufi. Ky është paralajmërimi im i fundit: nëna e baballarë, largoni fëmijët tuaj prej atij vendi” – kjo është ajo që ka thënë Erdogani, duke lënë të kuptohet se “këtë herë nuk bëhet shaka”.

U bënë dy javë që kanë nisur protestat, dhe janë regjistruar 5 të vdekur, dhjetra të plagosur e të arrestuar. Nga jashtë, nga të gjitha anët, është dënuar dhuna e përdorur kundër protestuesve.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bisha (not verified) on

Lajmi nuk eshte korrekt. E para njehere qe ka tre dite qe eshte bere nje thirrje e tille dhe jo nga Erdogan por nga Prefekti i Stambollit. E dyta, qellimi i thirrjes nuk eshte se kerkon te ushtroje dhune por se tashme qe nga protesta jane larguar qytetaret dhe ata qe protestonin per parkun dhe kane mbetur vetem anarshistet dhe agjentet e huaj, mund te ndodhe ndonje vrasje per qellime te kuptueshme.
Fjale per fjale thirrja eshte kjo: Ju lutemi largoni femijet nga Taksimi, nuk ka siguri per jeten.

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

O Bishe me simpatira erdoganeze, po as na thua nga vjen kjo pasiguri per jeten? Se mos vdiqen nga pleqeria ata 4 te gjoret! Po leri denglat, se Erdoani eshte nje diktator, ndersa rinia e emancipuar turke do nje shtet laik dhe demokratik. Tani qe e mori lumi Erdoanin edhe ky i yni do te mbese pa perkrahje, ah sa keq po vjen!

Submitted by Bisha (not verified) on

Or Toni (po ta them tironsce mqs Lynda Roma ka dal rrugeve duke fol ket gjuhen nashi) nuk kane vdek 4 veta mer daj, dy kane vdek dhe nje polic. Njeri vdiq se s eshtypi maqina e nje te cmenduri qe i hyri turmes drejt, njeri vdiq i gjuajtur me plumb luftarak (nuk e gjuajti Policia) dhe nje Polic vdiq pasi e hodhen protestuesit nga ura.
Mua sme qethet shume per Erdoganin more vesh, por sme rrihet ama te degjoj/ lexoj injorantlliqe ne web nga tipa te painformuar qe flasin sikur dijne mire gjerat por ja fusin si kau peles, prandaj edhe reagoj. Po nejse, ti vazhdo ende ne autobus dhe boll e krahasuat Erdoganin me Berishen, sa 20 % e Erdoganit te ishte ky tipi yne!

Mqs ra llafi mos e shaj me Erdon se e ka shume qejf lideri juaj, Edi dRama

Submitted by Psikoanalisti (not verified) on

Erdogani eshte nje diktator qe ka shkaterruar sistemin kemalist, tashti i ka ardhur fundi...

Submitted by U.S.A (not verified) on

Qe Erdogani eshte nje diktator i ndyre, kete s'e luan as topi, por se kur do t'i vije fundi kesaj kerme islamike, askush s'mund ta parashikoje! Do te varet shume nga rinia turke fundi i ketij krimineli te stilit Berisha, te shpresojme qe te rinjte turq te mos leshojne pe e te vazhdojne protestat deri ne rrezimin e tiranit!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.