Berisha flet për apartamentin e vet, por Braçe i kujton të përmendë dhe ato të familjes

Postuar në 14 Qershor, 2013 08:49

Berisha ka zgjedhur Rrashbullin për të folur për herë të parë këto vitet e fundit për ndershmërirnë e integritetin e vet. Termi ‘korrupsion’, në fakt, është zhdukur nga fjalori i Berishës. Me këtë term erdhi në pushtet 8 vjet më pare. Shqipëria, nga të gjitha organizmat ndërkombëtare, konsiderohet sot si më e korruptuar se tetë vite më parë.

Berisha citohet nga burime të ndryshme informacioni të ketë thënë në Rrashbull (ku ka denoncuar Ramën si njeri që i ndërron gratë në çdo dy vjet. “Po pse, vetëm Zeni duhet t’i ndërrojë?”, do thosh Erjon Braçe në këtë rast), se “jeton në një apartament 120 metër katrorë”. Në fakt, të gjithëve u ka bërë përshtypje që ka folur veç për apartamentin ku banon ai vetë. Por – sapo e përmendëm – Erjon Braçe, që ka kohë që s’shfaqet në rrjetet sociale (për shkak të fushatës), është bërë më në fund i gjallë. Ka shkruar në profilin e tij në facebook:

“Si si, ke thënë? Ke vetëm një apartament me 120 metra katror? Po pse gënjen? Është shumë më tepër se aq, e para. Po Gita sa apartamente ka, e dyta? Po Zeni sa apartamente ka? (në foto, vila e të birit të Berishës; sipas Temës online) Po kunati, Gimi i madh, sa apartamente ka? Përgjigju Sali Berisha. Thuaj edhe Familjes të tregojë apartamentet. Boll gënjeve.”

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

<p>Nje vile me te madhe se kjo,&nbsp;ka perfituar per sherbimet e tij berishiste,<br />provinciali zhurmues dhe propagandues,&nbsp;Armand Shkullaku.</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Kjo qartesisht nuk eshte vila se ku banon me qera &nbsp;Shkelzen Berisha dhe mbase Respublica nuk duhet te ndjeke nje rrene pa e verif vete me pare , por sidoqofte as e bija dhe as i biri i Berishes nuk kane pallate si gruaja e Rames</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.